Mbushja e kaskadës së Drinit, KESH shiti 6.5 milionë euro energji në më pak se një muaj

Gati 6.5 milionë euro në më pak se një muaj. Kaq para ka fituar Korporata Elektroenergjitike Shqiptare pas tre procedurave tenderuese për shitje të energjisë elektrike gjatë nëntorit. KESH ka eksportuar më shumë se 63 mijë megavatorë energji, me çmim mesatar 100 euro. Shitja e mbiprodhimit vjen si pasojë e përmirësimit të situatës hidrike në […]

Nëntor 26, 2023 - 14:46
 0
Mbushja e kaskadës së Drinit, KESH shiti 6.5 milionë euro energji në më pak se një muaj
Reklamë
Reklamë

Gati 6.5 milionë euro në më pak se një muaj. Kaq para ka fituar Korporata Elektroenergjitike Shqiptare pas tre procedurave tenderuese për shitje të energjisë elektrike gjatë nëntorit. KESH ka eksportuar më shumë se 63 mijë megavatorë energji, me çmim mesatar 100 euro.

Shitja e mbiprodhimit vjen si pasojë e përmirësimit të situatës hidrike në Kaskadën e Drinit, kryesisht nga reshjet e javëve të fundit që kanë rikthyer ekuilibrat në sektorin energjetik.

Në fakt, thuajse gjithë viti, me përjashtim të verës, ka qenë i mbarë në drejtim të prodhimit të energjisë elektrike.

Reklamë
Reklamë

Në harkun e muajve janar-shtator, KESH ka shitur energji elektrike në vlerën e 81,2 milionë eurove, ndërsa për të blerë shpenzoi më pak se 36 milionë euro.

Niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka arritur në rreth 275 metër, nga 296 që është kuota maksimale. Komani ka arritur në pak më shumë se 171 metër, ndërsa Vau i Dejës në gati 74metër, rreth 1 metër më pak nga pika maksimale.

Bashkë me parashikimet optimiste për vijim të reshjeve, ndonëse me luhatje, dhe çmimi i energjisë në bursë paralajmëron për fitime të kënaqshme të KESH. Në Bursën hungareze, një megavat/orë energji po shitet mesatarisht për 10 euro, çmim ky më i larti për periudhën.

A2 /a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.