“Me dokumente bullgare”, mediat spanjolle publikojnë detaje për arrestimin e Lulzim Berishës

Mediat spanjolle kanë sjellë detaje lidhur me arrestimin e ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Një pjesë e gazetave të këtij shteti shkruajnë se Berishës i janë gjetur me vete dokumente identiteti bullgar në momentin e arrestimit, ndërsa thonë se ai mund të refuzojë ekstradimin drejt Shqipërisë. Për shkak të rrezikshmërisë së tij, mediat […]

Dhjetor 15, 2023 - 13:33
 0
“Me dokumente bullgare”, mediat spanjolle publikojnë detaje për arrestimin e Lulzim Berishës
Reklamë
Reklamë

Mediat spanjolle kanë sjellë detaje lidhur me arrestimin e ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Një pjesë e gazetave të këtij shteti shkruajnë se Berishës i janë gjetur me vete dokumente identiteti bullgar në momentin e arrestimit, ndërsa thonë se ai mund të refuzojë ekstradimin drejt Shqipërisë.

Për shkak të rrezikshmërisë së tij, mediat spanjolle thonë se në operacion janë angazhuar shumë forca të policisë kombëtare në zonën e Alicante. Mediat shkruajnë pamjet e Berishës pas arrestimit i ngjajnë më tepër një turisti që ka zgjedhur Costa Blanca si destinacion pushimi dhe jo i një ish-kreu të një bande kriminale, i dënuar me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje të kryera nga organizata e tij në Shqipëri.

Në shumicën e shkrimeve të mediave spanjolle, Berisha përshkruhet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, duke ju referuar profilit të tij dhe akuzave për disa vrasje dhe drejtimin e një rrejti të fuqishëm kriminal në Shqipëri.

Reklamë
Reklamë

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë me qëllim zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në burg.

Lulzim Berisha u arrestua për herë të parë në 6 prill 2006, ndaj tij Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti 10 akuza, përfshirë krijimin e një organizate kriminale dhe një seri vrasjesh e atentatesh të kryera pas trazirave të vitit 1997 dhe deri në vitin 1999. Më 2012, ai u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate. Por, Gjykata e Lartë, në vitin 2014, rrëzoi dënimin me burgim të përjetshëm Berishës dhe vendosi 25 vjet burg. Ish-kreu i bandës së Durrësit u lirua me kusht nga burgu në 5 dhjetor të vitit 2016, 5 vite para se t’i përfundonte afati.

Në vitin 2020 ai u shpallur në kërkim nga SPAK, për krime të tjera të rënda, të ndodhura 17 vite më parë, por të zbardhura pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.