Me kë e ka betejën Berisha?
Nga Artur Ajazi Në fillimet e veta, pas shpalljes “non-grata” nga DASH, dukej sikur Berisha e kishte betejën me Lulzimin dhe Ramën, apo dhe “lobuesit” e tyre. Por shumë shpejt, dilema u zgjidh, dhe u qartësua “objektivi”. Beteja ishte me SHBA-në, dhe nisi nga ambasadorët dhe ish-ambasadorët e saj në Tiranë. Nisi me emrat e […]
Nga Artur Ajazi
Në fillimet e veta, pas shpalljes “non-grata” nga DASH, dukej sikur Berisha e kishte betejën me Lulzimin dhe Ramën, apo dhe “lobuesit” e tyre. Por shumë shpejt, dilema u zgjidh, dhe u qartësua “objektivi”. Beteja ishte me SHBA-në, dhe nisi nga ambasadorët dhe ish-ambasadorët e saj në Tiranë. Nisi me emrat e përveçëm, ku theksi vihej tek Blinken, dhe “lidhja e tij me Edi Ramën, MC Gonigalin”..etj..etj..
U hartua një listë e madhe me skenare imagjinare, sikur “gjëmën” ja kishin bërë në Tiranë, dhe e kishin përcjellë në Washington. Hajde besoje ku shkon fantazia e ish-liderit të kam rixha. Por ditët, javët dhe muajt iknin, dhe po qartësohej objektivi kryesor i betejës “për të drejtën e patjetersueshme të ish-liderit”. Ai e kishte dhe vazhdon ta ketë betejën me SHBA, DASH, Blinken, dhe Ambasadën e saj në Tiranë. Për ish-liderin (që duhej të mbante qendrime krejt të kundërta nqs do të ishte properëndimor), edhe SPAK-u është i dirigjuar nga SHBA, kjo e fundit e “yshtur” nga Rama, etj..etj.
Pra, kemi të bëjmë me një gjurulldi politike, e cila ekziston vetëm në mëndjen e Berishës. Që amerikanët të merren me “cicmice” të tilla, duhet të besojmë faktin tjetër se, “SHBA është vend i vogël”, dhe jo superfuqi ekonomike dhe ushtarake. Dhe që të arrijnë të merren kaq gjatë me një ish-lider dhe ish-kryeminister të një vendi si Shqiperia, besoj se nuk ja vlen. Ata e shpallën “non-grata”, dhe e lanë me kaq. Detyrimet e tjera i kryen drejtësia e re, në rast se ka fakte dhe baza juridike për ta hetuar.
Dalja majë ballkonit, dhe mbledhja e dhjetra mbështetësve poshtë tij çdo pasdite, fjalimet e përditshme duke mos ngurruar sulmet ndaj çdo kundërshtari politik, nuk e fshehin në fakt objektivin kryesor të betejës, pasi duket sheshit që janë SHBA-ja. Dikur Enver Hoxha botonte librat e tij kundër “imperializmit amerikan”, dhe ndoshta do ta kishte zili edhe sot pas 37 vitesh ish-liderin demokrat për furinë e sulmeve antiamerikane.Në vendet europianoperëndimore,çdo ish-lider pas një ekxperience të gjatë, do të ishte tërhequr me kohë nga jeta politike, për të mbajtur të pacënuar karrierën e tij publike.
What's Your Reaction?