Më shumë se dy vjet luftë në Ukrainë, Rusia ka humbur 450 mijë ushtarë dhe 3 mijë tanke

Që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, Rusia ka humbur 450,000 ushtarë (të vrarë ose të plagosur) dhe 3,000 tanke, raporton gazeta

Prill 30, 2024 - 11:25
 0
Më shumë se dy vjet luftë në Ukrainë, Rusia ka humbur 450 mijë ushtarë dhe 3 mijë tanke
Reklamë
Reklamë

Që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, Rusia ka humbur 450,000 ushtarë (të vrarë ose të plagosur) dhe 3,000 tanke, raporton gazeta britanike The Sun.

Goditja ndaj Vladimir Putinit, thotë raporti, është poshtëruese pasi Moska ka humbur mesatarisht 560 ushtarë në ditë që kur i forti i Kremlinit dha miratimin për të nisur luftën në Ukrainë dy vjet më parë.

Gjithsej 100,000 rusë kanë humbur jetën, më shumë se ata që ishin llogaritur shkurtin e kaluar nga shërbimet sekrete britanike, komenton gazeta The Sun. Në dy muajt e fundit, në frontin e luftës, 1300 ushtarë rusë humbin jetën në ditë. Vihet re se në humbjet njerëzore të Rusisë nuk përfshihen anëtarët e grupit mercenar të Wagnerit (ushtria private e Putinit).

Reklamë
Reklamë

Dhjetorin e kaluar, qeveria në Londër njoftoi se 20,000 ushtarë të Grupit Wagner ishin vrarë dhe 40,000 të tjerë u plagosën gjatë sulmeve. Shifrat e fundit gjithashtu nuk japin llogari për dhjetëra mijëra ushtarë që u larguan nga forcat e armatosura të Putinit. Nga ana e tij, sekretari britanik i mbrojtjes, Leo Doherty, vlerëson se Moska ka humbur pothuajse 3000 tanke që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Në vitin 2023 ky numër nuk i kalonte dy mijë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.