Më shumë vajza në universitet. Rritet numri i djemve që mjaftohen me 9-vjeçaren
Vajzat në Shqipëri po zgjedhin gjithnjë e më shumë të plotësohen nga ana e formimit arsimor dhe profesional. “20% e djemve të cilët përfundojnë ciklin e detyrueshëm 9-vjeçar dhe shkollën e mesme nuk ndjekin universitetin, e për pasojë universitetet po prodhojnë më shumë femra të diplomuara, ndërsa meshkujt po mjaftohen vetëm me ciklin 9-vjeçar apo […]
Vajzat në Shqipëri po zgjedhin gjithnjë e më shumë të plotësohen nga ana e formimit arsimor dhe profesional.
“20% e djemve të cilët përfundojnë ciklin e detyrueshëm 9-vjeçar dhe shkollën e mesme nuk ndjekin universitetin, e për pasojë universitetet po prodhojnë më shumë femra të diplomuara, ndërsa meshkujt po mjaftohen vetëm me ciklin 9-vjeçar apo me shkollën e mesme”, raporton gazetarja e Tv Klan, Erikleda Dorezi.
Vetëm vitin që lamë pas, vajzat e diplomuara në universitet përbënin 65.2 % të totalit të studentëve. Për ekspertët kjo lidhet edhe me faktin që djemtë orientohen më shpejt drejt tregut të punës.
Edhe të dhënat europiane e rendisin Shqipërinë si një vend që po njeh rritje të grave dhe vajzave që ndjekin degët ekzakte. Sipas Eurostat, vendi ynë renditet i katërti nga 37 vende për përqindjen e lartë të femrave që ndjekin universitetin dhe diplomohen në lëndë të tilla, si matematikë, inxhinieri, ndërtim, teknologji dhe komunikacion.
/a.r
What's Your Reaction?