Me xhaketën e kuqe dhe shqiponjën e zezë, reperi Drake surprizon shqiptarët me videoklipin e ri

Vetëm një ditë pasi shqiptarët festuan 111 vjetorin e Pavarësisë, reperi kanadez Drake ka zgjedhur një nga format më të bukura për të na përshëndetur, ndonëse mund të mos jetë edhe e qëllimshme data e përzgjedhur për publikimin e videoklipit të ri. Drake ka publikuar pasditen e sotme këngën e tij më të re “Polar […]

Nëntor 29, 2023 - 20:53
 0
Me xhaketën e kuqe dhe shqiponjën e zezë, reperi Drake surprizon shqiptarët me videoklipin e ri
Reklamë
Reklamë

Vetëm një ditë pasi shqiptarët festuan 111 vjetorin e Pavarësisë, reperi kanadez Drake ka zgjedhur një nga format më të bukura për të na përshëndetur, ndonëse mund të mos jetë edhe e qëllimshme data e përzgjedhur për publikimin e videoklipit të ri.

Drake ka publikuar pasditen e sotme këngën e tij më të re “Polar Opposites” dhe ajo çka bie fuqishëm në sy, janë detajet me motive shqiptare, kryesisht në xhaketën që ai mban veshur, dhe po ashtu edhe modelët shoqërues.

Drake është i veshur me një xhaketë të kuqe ‘gjak’, ku pas saj është e stampuar shqiponja e zezë dykrenare, njëjtë si në flamurin e Shqipërisë.

Reklamë
Reklamë

Në videoklip duken edhe modelë të tjerë, të cilët janë pjesë e rrethit të tij shoqëror të veshur po kuq e zi.

Por, nuk mbetet me kaq, pasi në vargjet e këngës, ai duket se pyet dikë duke i thënë “Nuk e di se si bëhen gjërat në Prishtinë”, duke përmendur kryeqytetin e Kosovës.

Disa nga vargjet:

Ose unë po e lexoj gabim mesazhin tënd

Ose veprimet e tua janë çorientuese

Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë,

Por, di vetëm se tensioni po rritet…

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.