Meloni vizitë zyrtare në Serbi/ “Europa nuk është e bashkuar, për aq kohë sa Ballkani është jashtë saj”

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Serbi, ku është takuar me presidentin Aleksandër Vuçiç.   Gjatë një konference

Dhjetor 3, 2023 - 21:10
 0
Meloni vizitë zyrtare në Serbi/ “Europa nuk është e bashkuar, për aq kohë sa Ballkani është jashtë saj”
Reklamë
Reklamë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Serbi, ku është takuar me presidentin Aleksandër Vuçiç.

 

Gjatë një konference të përbashkët për mediat, Meloni ka deklaruar se Europa nuk është e bashkuar, për aq kohë sa Ballkani Perëndimor është jashtë saj.

Reklamë
Reklamë

 

Unë mendoj se Evropa nuk është një klub në të cilin dikush vendos se kush është evropian dhe kush nuk është evropian, është historia dhe gjeografia që vendosi se kush është evropian. Evropa nuk mund të thuhet se është vërtet e bashkuar derisa Ballkani Perëndimor të ketë hyrë në familjen evropiane të kuptuar si një institucion.

 

Meloni u shpreh se ajo që duhet të bëjnë institucionet evropiane është një proces serioz, sa më shpejt që të jetë e mundur, për të garantuar këtë ribashkim, veçanërisht në kontekstin shumë kompleks ndërkombëtar.

 

Kryeministrja italiane ka theksuar se se integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është një rrugë që ne duhet të ndiqet nga Italia dhe shtetet e tjera, sepse është thelbësore për t’i garantuar këtij rajoni, rrjedhimisht edhe të gjithë Evropës, siguri më të madhe dhe më shumë rritje ekonomike.

 

Në takimin me Vuçiç, Meloni ka disktuar veç bashkëpunimit ekonomik dhe për luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Italia kohët e fundit firmosi një marrëveshje me Shqipërinë për ngritjen e qendrës së pritjes në Gjadër të Lezhës për emigrantët e paligjshëm.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.