Mëngjeset për Shëndetin e Veshkave – Kujdesi që ju Duhet

Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë kujdes të dyfishtë. Duke qenë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm , përzgjedhja e ushqimeve të duhura për veshkat është e një rëndësie të madhe. Hani Frutat Dhe Perimet e Duhura Nëse […] The post Mëngjeset për Shëndetin e Veshkave – Kujdesi që ju Duhet appeared first on AgroWeb.

Janar 16, 2024 - 11:59
 0
Mëngjeset për Shëndetin e Veshkave – Kujdesi që ju Duhet
Reklamë
Reklamë

Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë kujdes të dyfishtë.

Duke qenë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm , përzgjedhja e ushqimeve të duhura për veshkat është e një rëndësie të madhe.

Hani Frutat Dhe Perimet e Duhura

Nëse vuani nga veshkat, atëherë duhet të tregoni kujdes me nivelet e kaliumit në trup.

Reklamë
Reklamë

Pjeshkët, dardhat, frutat e pyllit, mollët, qershitë, ananasi, shalqini, specat, qepët, brokoli janë ushqime të mira për veshkat që mund t’i hani në mëngjes.

Në mëngjes nuk duhet të hani domate, patate, banane dhe lëng portokalli.

Kujdes Me Proteinën

Nivelet e larta të proteinës shkaktojnë një barrë të rëndë për veshkat dhe mund të nxisin akumulimin e dëmshëm të tyre në gjak.

Nëpërmjet mjekut ju mund të përcaktoni një menu të shëndetshme e të kujdesshme me përmbajtje të ulët proteine.

Mëngjeset me nivele të ulëta të proteinës përfshijnë: fruta, perime, drithëra, tërshërë dhe petulla me drith të plotë.

Hiqni Dorë Nga Kripa

Ushqimet e pasura me kripë kontribuojnë në sëmundjet e veshkave dhe këto të fundit e kanë të vështirë të përpunojnë dhe filtrojnë sasitë e mëdha të kripës.

Ekspertët këshillojnë që mëngjesin ta nisni me një vakt pa kripë ku mund të hani fruta, perime, vezë të ziera fort dhe drithëra.

Në mëngjes nuk duhet të hani salçice ose sallamëra sepse përmbajnë shumë kripë.

Disa Rekomandime

Ekspertët këshillojnë që njerëzit që vuajnë nga veshkat të konsumojnë në mëngjes një nga alternativat e mëposhtme:

Një tas me tërshërë të pasur me hekur,

Fruta të freskëta si mollë, dardha dhe pjeshkë,

Një panine me bukë gruri dhe një vezë të zier fort, të shoqëruar me një filxhan me fruta pylli.

Nëse bëni krepa në shtëpi, bëjini me miellin e drithit të plotë dhe shoqërojini ato me fruta të freskëta e jo shurup./AgroWeb.org

The post Mëngjeset për Shëndetin e Veshkave – Kujdesi që ju Duhet appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.