Meri Shehu rrëfen momentin më të vështirë të jetës: Kam rënë viktimë e rrëmbimit, më futën me dhunë në një makinë
Astrologia e famshme Meri Shehu ka qenë e ftuar këtë pasdite në një intervistë, ku veç të tjerash ka rrëfyer për një nga momentet më të vështira që i ka ndodhur në jetën e saj. Shehu ka treguar se në periudhën kur vendi ynë ka qenë në tranzicion, ajo ka rënë pre e një rrëmbimi […]
Astrologia e famshme Meri Shehu ka qenë e ftuar këtë pasdite në një intervistë, ku veç të tjerash ka rrëfyer për një nga momentet më të vështira që i ka ndodhur në jetën e saj.
Shehu ka treguar se në periudhën kur vendi ynë ka qenë në tranzicion, ajo ka rënë pre e një rrëmbimi që fatmirësisht mundi t’i shpëtonte më pas.
Periudhë e cila përkon me kohën kur astrologia ka qenë studente në qytetin e Elbasanit.
“Momente të vështira, kur Shqipëria ishte në tranzicion në 97 edhe unë desh kam rënë viktimë e rrëmbimit. Isha studente, shoqërova një shoqen time që do kalonte kufirin për në Gjirokastër. Kthehem, hipi në një autobuz i cili shkonte deri në Fier.
Zbrita në Fier, por më duhej të shkoja në Elbasan, në qytetin ku studioja. Kur po shkoja në stacionin e Elbasanit pash disa figura mashkullore që po rrotulloheshin.
Dhe instiktivisht ndjeva diçka që nuk shkonte dhe më trembi ajo gjë. Nga trembja thash më mirë të mos prisja autobuzin dhe tre apo katër orë, kështu që mora një taksi.
Dhe ky ishte gabimi im, sepse hipa në taksi, aty hipi dhe një burrë i moshuar dhe i thash taksistit të lutem më dërgo në Elbasan.
Sa bëri taksia tre, katër kilometra, ata burra dolën përpara dhe ndaluan taksinë. Hapën dyert me forcë dhe mua më tërhoqën me zor dhe dy apo tre meshkuj sa ishin më futën me dhunë në një makinë tjetër dhe po më çonin drejt një pylli, që duhet të jetë pylli i Semanit.
Por, pata fatin që para meje ishte një makinë me ushtarë, të cilët po futeshin në atë zonë për stërvitje ushtarake. E panë skenën, nuk ndërhynë menjëherë, por kur panë ata njerëz që më goditën dhe me grusht në fytyrë, ata bërtitën “lëshoje”. Dhe më lanë në mes të qytetit.
Ajo më është kthyer në traumë. Të paktën një vit nuk dilja dot nga shtëpia, doja të ikja jashtë vendit, ashtu siç ika dhe në Greqi”, ka rrëfyer e prekur Meri Shehu.
What's Your Reaction?