Mijëra euro të vjedhura përfundojnë në Greqi, si po e “pushtojnë” vendin kartëmonedhat e grabitura gjatë luftës civile në Libi

Në Larisa të Greqisë duket se kanë përfunduar paratë e vjedhura nga kasaforta e Bankës Qendrore në Libi, ngjarje kjo e ndodhur në

Maj 14, 2024 - 17:05
 0
Mijëra euro të vjedhura përfundojnë në Greqi, si po e “pushtojnë” vendin kartëmonedhat e grabitura gjatë luftës civile në Libi
Reklamë
Reklamë

Në Larisa të Greqisë duket se kanë përfunduar paratë e vjedhura nga kasaforta e Bankës Qendrore në Libi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2017.

Gazeta greke I Kathimerini shkruan se disa ditë më parë një person tentoi shkëmbente 40 mijë euro në një degë të Bankës së Greqisë në Larisa , por kartëmonedhat e dëmtuara që ai paraqiti ngjallën menjëherë dyshimet e autoriteteve dhe për rrjedhojë u sekuestruan.

Kartëmonedhat me vlerë 159 milionë euro u vodhën nga kasaforta e Bankës Qendrore të Libisë në vitin 2017, periudhë kur vendi po kalonte luftën civile.

Reklamë
Reklamë

Sakaq një pjesë e konsiderueshme e sasisë së parave të vjedhura u dëmtuan atë kohë. Rreth 68 nga 159 milionë euro u dëmtuan, duke pësuar grisje në skaje dhe myk në disa pjesë.

Për pasojë banka e Larisës njoftoi pak ditë më parë autoritetet për të bërë analizën e parave, pasi kartëmonedhat kishin të njëjtat dëmtime me ato që u vodhen në vitin 2017 në Libi.

Nga viti 2019 e deri më sot, më shumë se tetë raste të ngjashme kanë shqetësuar autoritetet greke , ndërsa kartëmonedhat korresponduese prej 100 euro (me numër serial me shifra fillestare X1005) dhe 200 euro janë shfaqur gjithahstu në Belgjikë, Francë dhe Estoni.

Drejtoria e Kartëmonedhave të Bankës Qendrore Evropiane informoi bankat qendrore kombëtare të Eurosistemit në prill 2019 për rrezikun e qarkullimit të kartëmonedhave në fjalë. Në të njëjtin muaj, një burrë u shfaq në një degë të Bankës së Greqisë në Komotini me 50 kartëmonedha 200 euro të përdorura dhe dhjetë të tjera 100 euro. Më pas kartëmonedhat u sekuestruan për test autenticiteti.

Që në tetor 2019, Banka e Greqisë kishte njoftuar Prokurorin Penal të Athinës për incidente të ngjashme. Ajo u pasua nga raporte të tjera në tetor 2020 dhe dhjetor 2021, në të cilat citonte të gjitha incidentet përkatëse që kishin gjetur.

Deri në nëntor 2022, drejtuesit e Bankës së Greqisë iu drejtuan Prokurorisë së Gjykatës së Lartë. Ata vunë në dukje “rrezikun e dukshëm që vendi të përmbytet me kartëmonedha të vjedhura Libi nëse ka qoftë edhe një rast të shkëmbimit të tyre” dhe theksuan se “kërkohet një pamje gjithëpërfshirëse e incidentit me një përgjigje të unifikuar”. Në shkurt 2023, një informacion përkatës iu dërgua prokurorëve të Apelit dhe të Shkallës së Parë të vendit.

Disa prej kartëmonedhave të konsumuara thuhet se përfunduan në Evropë nëpërmjet Turqisë . Prillin e kaluar, kjo çështje pushtoi edhe televizionin publik estonez, pasi tentativa të ngjashme për pastrim parash u vunë re edhe atje.

Sipas estonezëve, përveç rrjeteve kriminale turke, në rastin e trafikimit të kartëmonedhave të vjedhura libiane është përfshirë edhe mafia ruse. Banka qendrore e Estonisë ka trajtuar më shumë se 50 raste të lidhura me 1705 kartëmonedha të vjedhura nga Libia vitet e fundit.

Gjithashtu një çift në Francë u arrestua për trafikim të kartëmonedhave të ngjashme. Vlerësohet se ato shiteshin për 50% deri në 75% të vlerës së tyre nominale, në varësi të asaj se sa të dëmtuara ishin. Më pas blerësit e tyre u përpoqën t’i tregtonin ose t’i integronin në treg./vizionplus.tv/ 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.