Miley Cyrus reflekton mbi të kaluarën, shkëputet përfundimisht nga “rinia e egër”

Miley Cyrus nuk ka ndjekur të njëjtën rrugë në karrierë dhe nuk është fokusuar në një imazh të vetëm të vetes. Me kalimin e viteve Miley ka qenë jo vetëm mbretëresha e re e egër dhe e pafrenuar e pop-it, por ajo ka flirtuar edhe me country dhe rock, duke kaluar përmes bashkëpunimeve me Metallica, […]

Gusht 26, 2023 - 14:24
 0
Miley Cyrus reflekton mbi të kaluarën, shkëputet përfundimisht nga “rinia e egër”
Reklamë
Reklamë

Miley Cyrus nuk ka ndjekur të njëjtën rrugë në karrierë dhe nuk është fokusuar në një imazh të vetëm të vetes. Me kalimin e viteve Miley ka qenë jo vetëm mbretëresha e re e egër dhe e pafrenuar e pop-it, por ajo ka flirtuar edhe me country dhe rock, duke kaluar përmes bashkëpunimeve me Metallica, Billy Idol dhe Flaming Lips. Tani vjen kënga e re, e cila është një baladë e titulluar “Used to be young” që ofron reflektimin e saj mbi kohën që kalon, duke bërë paqe me të kaluarën e saj të egër.

“E di që isha e çmendur, e di që isha qesharake, ju thoni se isha e egër, unë them se isha e re”, thotë kënga e shkruar me Michael Pollack dhe Gregory “Aldae” Hein, që fotografon Miley Cyrus në një moment ndërgjegjësimi. Në video këngëtarja është xhiruar nga afër në errësirë ​​dhe mes disa lotësh shikon me butësi të shkuarën e saj: “Më thoni që koha më ka ndryshuar. Nuk ka problem sepse ishte një udhëtim i mirë. E di, unë isha e çmendur dhe kjo sepse isha e re”.

Miley tha se kënga pasqyron gjendjen e saj shpirtërore në një moment të caktuar, duke zbuluar: “Ishte në një periudhë ku u ndjeva e keqkuptuar. Kënga u shkrua pothuajse dy vjet më parë në fillim të “Endless Summer Vacation” dhe më përshkruan mua. Kjo këngë ka të bëjë me nderimin e atyre që kemi qenë, të duam atë që jemi dhe të festojmë se kush do të bëhemi”.

Reklamë
Reklamë

Në Instagram, Miley Cyrus për të lançuar këngën kishte shkruar: “Kam kaluar 18 muajt e fundit duke u përpjekur të gjurmoj një imazh të shëndoshë të këndvështrimit tim për ta ndarë me ju. Ka ardhur koha për të publikuar një këngë që mund të vazhdoj të eci përpara dhe ta perfeksionoj gjithmonë. Edhe pse puna ime ka përfunduar, kjo këngë do të vazhdojë të shkruhet çdo ditë. Fakti që mbetet e papërfunduar është pjesë e bukurisë së saj. Kjo është jeta ime tani… e papërfunduar por e kompletuar”.

Në celebrimit e publikimit të “Used To Be Young”, Miley Cyrus ndau histori dhe njohuri nga shumë kapituj të jetës së saj në ngjarjen speciale televizive të “ABC’s Endless Summer Vacation”.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.