Ministri serb: Bashkëpunimi ushtarak me Kinën, forcon kapacitetet mbrojtëse të Serbisë
Bashkëpunimi ushtarak ndërmjet Kinës dhe Serbisë mbështet modernizimin e mbrojtjes së Serbisë dhe forcon kapacitetet e saj mbrojtëse. Kështu u shpreh zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç në një intervistë për median shtetërore kineze, Global Times. Vuçeviç theksoi se mezi pret zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe Serbisë, veçanërisht në [...]Read More...
Bashkëpunimi ushtarak ndërmjet Kinës dhe Serbisë mbështet modernizimin e mbrojtjes së Serbisë dhe forcon kapacitetet e saj mbrojtëse.
Kështu u shpreh zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç në një intervistë për median shtetërore kineze, Global Times.
Vuçeviç theksoi se mezi pret zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe Serbisë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.
Sipas tij, me dërgimin në Serbi të sistemit kinez raketor kundërajror me rreze të mesme veprimi FK-3, si dhe të mjeteve ajrore pa pilot kinez CH-95 dhe CH-92A, Forcat e Armatosura Serbe forcohen ndjeshëm dhe fitojnë aftësi që nuk kishte.
“Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë aftësitë tona, si në burimet njerëzore, ashtu edhe në armë dhe pajisje ushtarake, në mënyrë që të mund të mbrojmë njerëzit tanë, kudo që jetojnë, dhe në mënyrë që të mund të jemi garantues i pavarësisë së Serbisë”, nënvizoi ministri serb./abcnews.al
What's Your Reaction?