Miratohet kredia për hekurudhën Vorë–Hani i Hotit, marrëveshja me BERZH për rehabilitimin

Qeveria shqiptare ka ratifikuar marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, njofton Scan TV. Marrëveshja u nënshkrua në shkurt të këtij viti, ndërkohë që pas miratimit nga Këshilli i Ministrave ajo do të duhet të kalojë në Parlament për të hyrë në fuqi. Kredia […]

Prill 18, 2024 - 14:55
 0
Miratohet kredia për hekurudhën Vorë–Hani i Hotit, marrëveshja me BERZH për rehabilitimin
Reklamë
Reklamë

Qeveria shqiptare ka ratifikuar marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, njofton Scan TV. Marrëveshja u nënshkrua në shkurt të këtij viti, ndërkohë që pas miratimit nga Këshilli i Ministrave ajo do të duhet të kalojë në Parlament për të hyrë në fuqi.

Kredia e BERZH kap vlerën e 98.75 mln euro, ndërkohë që kosto totale për rehabilitimin e hekurudhës Vorë–Hani i Hotit përllogaritet në 373,15 mln euro.

Struktura e financimit për këtë projekt ndahet midis kredive të dhëna nga BERZH dhe Banka Evropiane Investimeve, një granti të Bashkimit Evropian dhe mbulimit të TVSH-së nga buxheti i shtetit. Granti i BE-së kap vlerën e 137.9 mln euro, ndërsa kredia e BEI, 120 milionë.

Reklamë
Reklamë

Kjo linjë hekurudhore përshkon ultësirën perëndimore me stacione në Vorë – Mamurras – Laç – Milot – Lezhë – Shkodër – Koplik – Hani i Hotit, ku bëhet dhe lidhja me Malin e Zi.  Komuniteti i Transportit ka vlerësuar se rehabilitimi i saj do të sjellë një sërë përfitimesh në drejtim transportit të pasagjerëve, mallrave, por edhe mjedisit. Gjatësia e kësaj linje hekurudhore është 120 kilometra.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.