“Mirë mo mami se e qep unë”, vajza e çiftit Loka tregon se çfarë i tha e ëma një natë para aktit fatal
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, ka siguruar pjesë nga dosja hetimore për vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka. Në dëshminë vajzës së çiftit
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, ka siguruar pjesë nga dosja hetimore për vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka.
Në dëshminë vajzës së çiftit Loka theksohet se marrëdhëniet me nënës dhe babit ishit të përkeqësuara prej një viti.
Sipas vajzës sherri mes Xhemalit dhe Bedries nisi një vit më parë, pasi ai nuk e lejonte bashkëshorten që të vizitonte nënën e sëmurë e cila kishte pësuar trompozë.
“Prej një viti ata nuk i kanë patur mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin, kanë patur debate prej muajit shkurt 2023, pasi gjyshja ime ka kaluar një trompozë dhe babi nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te gjyshja”, thuhet në dëshminë e dhënë nga vajza e çiftit Loka.
Më tej vajza ka rrëfyer edhe bisedën me nënë e saj një natë para se të ndodhte ngjarja e rëndë.
Vajza ka treguar se nëna vazhdimisht ankohej se ishte e lodhur nga debatet, nga dhuna ishte shumë e ngarkuar emocionalisht dhe shpesh thoshte se do t’i jepte fund jetës.
Sipas vajzës edhe natën para se të ndodhte ngjarja e rëndë Bedria i ka thënë se do t’i jepte fund jetës, por e bija i ka thënë që mos e përdorë më këtë shprehje dhe ta mbyllë si muhabet, ndërsa të nesërmen ndodhi ngjarja e rëndë.
“Mami ik ka qenë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht. Dhe shumë herë shpreheshe se do t’i jepte fund jetës se thoshte jam e lodhur. Komunikimi im i fundit që unë kam bërë me mamin ka qenë nga ora 22:30, dhe ajo më tha që prapë debat dhe …, unë i thashë po leje atë muhabet dhe qepe, mirë mo mami më tha se e qep unë”, ka thënë vajza në dëshminë e saj.
Ndërkohë që dhe në dëshmitë e dhëna nga djemtë e çiftit Loka është theksuar se mes prindërve ka patur gjithmonë debate të ashpra, dhe se Xhemali shpesh ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike mbi Bediren.
/Vizionplus.tv/
What's Your Reaction?