Mister shkaku/ Gjimnazistja hidhet nga kati i dytë i shkollës në Elbasan, ja si paraqitet gjendja e saj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Elbasanit, ku një nxënëse e klasës së 10 është hedhur nga kati i dytë i gjimnazit. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në gjimnazin “Vasil Kamami”, ku e mitura kishte ardhur nga një qendër sociale. Fatmirësisht e mitura, identiteti i së cilës është ende i paditur, […]
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Elbasanit, ku një nxënëse e klasës së 10 është hedhur nga kati i dytë i gjimnazit.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në gjimnazin “Vasil Kamami”, ku e mitura kishte ardhur nga një qendër sociale.
Fatmirësisht e mitura, identiteti i së cilës është ende i paditur, është jashtë rrezikut për jetën. Nderkohe qe shkaku deri me tani mbetet mister.
Mësohet se ajo është aksidentuar në rrethana ende të paqarta gjatë kohës që ishte në mësim, ndërsa burime jo zyrtare bëjnë me dije se ajo ka rënë nga dritarja e klasës që ndodhet në katin e dyte.
Paraprakisht mendohet se ajo ka tentuar të largohet nga klasa gjatë kohës së pushimit dhe ka tentuar të dalë nga dritarja, por ka përfunduar e plagosur pasi ka rënë nga lartësia.
Ajo është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./m.j
What's Your Reaction?