Mitaj në “shënjestrën” e Juventus, Edi Reja: Jam i goditur nga inteligjenca e tij
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka thurur elozhe për mbrojtësin e majtë të Shqipërisë, Mario Mitaj, i cili tashmë është në fokusin
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka thurur elozhe për mbrojtësin e majtë të Shqipërisë, Mario Mitaj, i cili tashmë është në fokusin e Juventusit.
Mitaj po bën një sezon të shkëlqyer si me Lokomotivën e Moskës ashtu edhe me kombëtaren shqiptare.
Për të është përfolur ditët e fundit për një interesim të gjigantëve italianë të Juventusit. Drejtuesit e ‘Zonjës së vjetër’ me gjasë do të dërgojnë edhe vëzhgues ta shohin nga afër Mitaj në sfidën e Parmës, mes Shqipërisë dhe Kilit ditën e nesërme.
Por për këtë interesim ka folur edhe ish-tekniku italian i Shqipërisë, Edi Reja.
‘Jam i goditur nga inteligjenca e tij dhe mënyra si e prek topin’, shprehet Reja për Tuttosport.
Tekniku ka lavdëruar edhe cilësitë e Mitajt jashtë fushe duke veçuar thjeshtësinë e tij dhe personalitetin. Për Rejan, djaloshi shqiptar do të ishte ideal për Juven.
‘Ai është i përsosur për skemën 4-3-3, di të mbajë pozicionin e tij dhe të lexojë lojën’.
Nesër do të luhet në ‘Ennio Tardini’ sfida miqësore mes Shqipërisë dhe Kilit, në kuadër të parapërgatitjeve të kombëtares sonë para europianit gjerman.
Ky takim do të jetë edhe një rast për Mitaj të tregojë potencialin e tij përballë ‘agjentëve’ bardhezinj.
What's Your Reaction?