Mjeku Bushi jep detaje për shëndetin e avokatit të dhunuar brutalisht: I është nënshtruar ndërhyrjes neurokirurgjikale

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi mbetet e rëndë, ndërsa i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje neurokirurgjie për shkak të dëmtimeve në tru. Mjeku i spitalit të Traumës, Gjovalin Bushi ka dhënë detaje për gjendjen e avokatit që u dhunua brutalisht me sende të forta mëngjesin e djeshëm nga katër persona tashmë të arrestuar. Bushi […]

Maj 30, 2024 - 16:30
 0
Mjeku Bushi jep detaje për shëndetin e avokatit të dhunuar brutalisht: I është nënshtruar ndërhyrjes neurokirurgjikale
Reklamë
Reklamë

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi mbetet e rëndë, ndërsa i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje neurokirurgjie për shkak të dëmtimeve në tru.

Mjeku i spitalit të Traumës, Gjovalin Bushi ka dhënë detaje për gjendjen e avokatit që u dhunua brutalisht me sende të forta mëngjesin e djeshëm nga katër persona tashmë të arrestuar.

Bushi tha se përveç frakturave kockore në pjesën e kokës, avokati Mëngjesi ka edhe dëmtime të rënda në tru. Ai tha se megjithatë parametrat janë të stabilizuara, por duhet të pritet 72 orë për të parë se si do të reagojë.

Reklamë
Reklamë

“Avokati u shfaq me një traume koke. Në momentet e para ishte koshient, me kalimin e kohës çdo gjë filloj të rëndohej. Ishte shumë i axhituar dhe më pas filloi të humbiste dhe koshiencën. Në këto kushte vendosëm që pacienti të intubohej.

Nga momenti i djeshëm deri sot gjendja pothuajse është stabël, megjithëse vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Është bërë një ndërhyrje nga neurokirurgët, dhe sot është evidentuar një rënie e edemës, dhe në këto kushte nuk ka nevojë për ndërhyrje urgjente kirurgjikale.
Nga parametrat është normale, por pritet si do reagojë në orët më vonë. Presim 72 orë. Urojmë që gjendja të jetë stabël që të fillojmë ta zgjojmë. Ka pasur dhe një shtypje të pjesës së përparme të trurit dhe pacienti ishte shumë i axhituar, u shtua ënjta e trurit dhe nisi të binte koshienca dhe në këto kushte u detyruam ta intubonim”, u shpreh ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.