Morëm me qera 3 makina dhe i shitën për 20 mijë euro/ Arrestohet 37-vjeçari në Elbasan, në kërkim dy punonjës të Transportit Rrugor

Një 37-vjeçar është arrestuar në Elbasan. Ai dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë shitur 3 automjete, që i kishin

Nëntor 26, 2023 - 12:14
 0
Morëm me qera 3 makina dhe i shitën për 20 mijë euro/ Arrestohet 37-vjeçari në Elbasan, në kërkim dy punonjës të Transportit Rrugor
Reklamë
Reklamë

Një 37-vjeçar është arrestuar në Elbasan. Ai dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë shitur 3 automjete, që i kishin marrë me qira.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se kanë marrë me qira 3 automjete dhe pasi i kanë hequr GPS dhe i kanë falsifikuar dokumentet mbi pronësinë dhe i kanë shitur kundrejt vlerës 20 000 euro.

Reklamë
Reklamë

 

Policia po punon për kapjen e një punonjësi të DRSHTRR Elbasan, pasi dyshohet të ketë ndihmuar në këtë veprimtari  duke falsifikuar dokumentet e pronësisë mbi automjetet.

 

Njoftimi i policisë:

 

DVP Elbasan/Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Fraud”.

 

Shitën 3 automjete që i kishin marrë me qira, pasi i hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet, vihet në pranga një 37-vjeçar, punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, punonjës i DRSHTRR Elbasan.

 

Policia po punon edhe për kapjen e një tjetër punonjësi të DRSHTRR Elbasan, pasi dyshohet të ketë ndihmuar këta 2 shtetas, duke falsifikuar dokumentet e pronësisë mbi automjetet.

 

Sekuestrohen 3 automjetet dhe 3 celularë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që i kryejnë ato, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas që jepte automjete me qira, se i kishin marrë me qira 3 automjete dhe nuk ia kishin kthyer me, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fraud”, për zbardhjen e rastit.

 

Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim edhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, u vu në pranga shtetasi:

 

Th. B., 37 vjeç, banues në Elbasan.

 

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit: R. L., 25 vjeç dhe I. B., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, të dy punonjës të DRSHTRR Elbasan.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Th. B. dhe shtetasi R. L. kanë marrë me qira 3 automjete dhe pasi i kanë hequr GPS dhe i kanë falsifikuar dokumentet mbi pronësinë dhe dokumentet e tjera, i kanë shitur kundrejt vlerës 20 000 euro.

 

Për falsifikimin e dokumenteve të automjeteve, shtetasi R. L. ka shpërdoruar detyrën në DRSHTRR Elbasan, në bashkëpunim me punonjësin tjetër, shtetasin I. B.

 

Vijon puna për kapjen e këtyre dy shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

3 automjetet janë sekuestruar nga Policia, bashkë me 3 celularë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.