Mos ma qani hallin kaq shumë/ Për çfarë e ka fjalën Mozzik?!

Lidhja e Mozzik me Loredanën ka qenë padiskutim një ndër temat më të diskutuara në shtypin rozë por tanimë që këngëtarja ka konfirmuar lidhjen e saj me futbollistin gjerman, Karim Adeyemi, Mozzik ka nisur të bëjë paksa konfuz publikun lidhur me jetën e tij personale. Disa javë më parë, ai konfirmoi që prej 11 muajsh […]

Shtator 14, 2023 - 19:05
 0
Mos ma qani hallin kaq shumë/ Për çfarë e ka fjalën Mozzik?!
Reklamë
Reklamë

Lidhja e Mozzik me Loredanën ka qenë padiskutim një ndër temat më të diskutuara në shtypin rozë por tanimë që këngëtarja ka konfirmuar lidhjen e saj me futbollistin gjerman, Karim Adeyemi, Mozzik ka nisur të bëjë paksa konfuz publikun lidhur me jetën e tij personale.

Disa javë më parë, ai konfirmoi që prej 11 muajsh ishte në një lidhje dashurie por vetëm pak ditë më vonë, ai u shpreh se në fakt ishte beqar.

Të gjendur mes një lëmshi të vërtet, Mozzik ka vënë dorën në zemër dha ka vendosur të qartësojë të gjithë fansat e tij.

Reklamë
Reklamë

Reperi ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, ku ka shkruar: Kam tre vite gati që jam beqar. Dhe kur të lidhem do e nxjerr një foto, mos u shqetësoni aspak për këtë dhe mos ma qani hallin kaq shumë.

Por Mozzik nuk është ndalur me kaq, në një tjetër postim ka hedhur një foto të një çifti të kapur për dore dhe ka shkruar: “Kurrë nuk bëra dot një foto të tillë”, mbishkrim të cilin e ka shoqëruar me ikonat e të qeshurës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.