Muçi fiton trofeun e parë me Besiktas
Besiktas triumfon në Kupën e Turqisë. Klubi turk ku aktivizohen edhe shqiptarët Ernest Muçi e Milot Rashica, ia doli të triumfojë 3-2 në
Besiktas triumfon në Kupën e Turqisë. Klubi turk ku aktivizohen edhe shqiptarët Ernest Muçi e Milot Rashica, ia doli të triumfojë 3-2 në finale ndaj Trabsonzporit dhe të ngrejë lart për herë të 11-të në histori trofeun.
Në stadiumin “Ataturk” ishte Trabzonspori i Enis Bardhit që gjeti golin e avantazhit me anë të Onuachu në minutën e 13’, ndërsa Besiktas barazoi me Ghezzal në shtesën e pjesës së parë, për të shkuar me rezultatin 1-1 në dhomat e zhveshjes.
Pjesa e dytë ishte edhe më emocionuese, me “Shqiponjat e Zeza” që gjetën golin e avantazhit me Ucan në minutën e 54-t, ndërsa fundi u bë edhe më interesant.
Ishte Pepe që shënoi golin e barazimit për Trabzonspor në minutën e 89’, por kur dukej se finalja do t’i drejtohej shtesës, Al Musrati shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca dhe i dha suksesin Besiktasit.
Vlen të theksohet se Ernest Muçi ishte titullar te Besiktas dhe u zëvendësua vetëm në shtesë, ndërsa Rashica erdhi nga stoli për të luajtur disa minuta.
What's Your Reaction?