Mund t’i ikim pengmarrjes së historisë

Nga Dritan Hila Pas 79 vitesh shoqëria shqiptare ka mundësinë të fillojë të marrë frymë lirisht. Natyrisht që këto vite na kanë deformuar edhe ne si shoqëri dhe njerëz, por të paktën ekziston shpresa që faktori politik mos të na mbajë akoma në morsën e tij. Ne jemi shoqëri që dashurojmë diktatorët dhe si e […]

Janar 1, 2024 - 16:25
 0
Mund t’i ikim pengmarrjes së historisë
Reklamë
Reklamë

Nga Dritan Hila

Pas 79 vitesh shoqëria shqiptare ka mundësinë të fillojë të marrë frymë lirisht. Natyrisht që këto vite na kanë deformuar edhe ne si shoqëri dhe njerëz, por të paktën ekziston shpresa që faktori politik mos të na mbajë akoma në morsën e tij.

Ne jemi shoqëri që dashurojmë diktatorët dhe si e tillë kemi kaluar në spiralen e autokracive dhe diktaturave. Autokracia e Zogut, diktatura e Hoxhës dhe së fundmi anarkia e Berishës na kanë shteruar gjithë mundësitë e zhvillimit normal ku zhvillimi nëse ka ndodhur ka qenë nëpërmjet sforcosh dhe shpeshherë duke nxjerrë një produkt skadent.

Reklamë
Reklamë

33 vite pas rënies së komunizmit ne treguam se anarkia e cila erdhi me petkun e lirisë nuk funksionoi. 33 vite pasi dolën nga Lufta e Dytë Botërore të shkatërruara, Gjermania dhe Italia në vitet ‘78 po përjetonin bumin ekonomik dhe të bollëkut. 33 vite pas rënies së komunizmit, ne shkatërruam gjithçka që trashëguam dhe sot kemi një ekonomi të përqëndruar në duart e pak njerëzve kurse pjesa tjetër ose kanë kafene ose ikin në emigracion. Nëse 33 vite pas luftës Gjermania, Italia, Hollanda, Belgjika merrnin emigrantë ne eksportojmë.

Arsimi është pothuajse i shkatërruar dhe shëndetësia lë për të dëshiruar. Nga nesër ne duhet t’i bëjmë një gjyq vetes pasi jemi një shoqëri abrazive dhe e pandjeshme dhe kjo nuk është fjalë, por fakte. Ne duhet t’i kthehemi vetes dhe të shikojmë se çfarë kemi të gabuar dhe të analizojmë pse fqinjët tanë edhe pse njësoj si ne nga ekonomia kanë shoqëri më njerëzore. Siç thotë në fjalimin e tij një admiral amerikan, duke e perifrazuar, le ta fillojmë ditën duke rregulluar krevatin, duke hedhur plehrat në vendin e tyre, duke ndihmuar një të moshuar në rrugë. Nëse e fillojmë nga kjo, kemi bërë gjysmën e rrugës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.