Munsch: Prezenca e KFOR-it parandaloi përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës
Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, admirali Stuart B. Munsch ka thënë se prania e trupave të KFOR-it në ditën kritike të 24 Shtatorit, kur terroristët serbë sulmuan policinë e Kosovës, ka ndihmuar në ndalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës. Në një intervistë, ai tha se hetimet i përkasin auroriteteve [...]Read More...
Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, admirali Stuart B. Munsch ka thënë se prania e trupave të KFOR-it në ditën kritike të 24 Shtatorit, kur terroristët serbë sulmuan policinë e Kosovës, ka ndihmuar në ndalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.
Në një intervistë, ai tha se hetimet i përkasin auroriteteve të Kosovës dhe forcave të NATO-s. “Origjina e armëve ilegale të konfiskuara nga policia e Kosovës është duke u hetuar nga Policia e Kosovës. Mandati i KFOR-it nuk përfshin aktivitetet e zbatimit të ligjit. Këto janë prerogativë ekskluzive e Policisë së Kosovës”.
Në përgjigje të situatës së fundit të ndodhur në veri të vendit, sipas Munsch-it, KFOR-i ka shtuar trupat dhe patrullimet në veri të vendit. Ai u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për t’u riangazhuar në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./abcnews.al
What's Your Reaction?