Napoli “djeg” Juventusin në fund, Raspadori “hero” i vendasve, zona champions 8 pikë larg
Ndeshja më e rëndësishme e javës së 27 të kampionati italian shkoi për Napolin që mundi Juventusin 2 me 1 vetëm në frymën
Ndeshja më e rëndësishme e javës së 27 të kampionati italian shkoi për Napolin që mundi Juventusin 2 me 1 vetëm në frymën e fundit.
Ndeshje e bukur e luftuar dhe me shumë raste në “Dieago Armando Maradona”, stadium që i dha një shtysë të madhe skuadrës vendase me entuziazmin e madh gjatë gjithë 90 minutave.
Ndeshje shumë e gjallë në pjesën e parë me miqtë, që ishin kërcënues vazhdimisht me anë të serbit Vlahoviç, protagonist i dy rasteve të mira të pashfrytëzuara.
Reagimi i Napolit erdhi përmes Oliveresm, përpara se në “Diego Armando Maradona” të shpërthente gëzimi për golin e Kvaratshkelieas në minutën e 42.
Kaloi shumë pak nga ky entuziazëm përpara se Vlahoviç të humbiste një tjeter rast të pastër. Në pjesën e dytë rastin më të pastër për të barazuar e pati Kambiaso, përpara se ekuilibrat në ndeshje t’i kthente Kieza në minutën e 81.
Mirëpo 7 minuta më vonë Osimhen fitoi një penallti, e cila u gabua nga vetë nigeriani, mirëpo përgjumja e mbrojtës mike i dha mundësi Raspadorit të ndëshkonte Shcezninn.
Gol suksesi për të zotët e shtëpisë të cilët ngjitën në 43 pikë, 3 më pak sesa Atalanta e vendit të gjashtë. Zona champions për momentin është 8 pikë larg, aty ku ndodhet Bolonja. Diference e konsiderueshme, por tek kampionët e Italisë shpresojnë.
Ndërsa Juventus i jep kënaqësinë Interit që ta festojë edhe më herrët titullin kampion, pasi sonte në rast se mposht Xhenoven mund të shkojë në +15 pikë./vizionplus.tv
What's Your Reaction?