Ndahet nga jeta në moshën 107-vjeçare gruaja më e vjetër e Peqinit, nënë e 8 fëmijëve
Gruaja më e moshuar në qytetin e Peqinit Xhemile Vogli, është ndarë dje nga jeta në moshën 107-vjeçare. Ajo ishte e mbijetuara e vetme më e moshuar në Bashkinë e Peqinit e lindur në shekullin e 20 -të dhe humbi jetën në shtëpi këtë fundjavë, raporton gazetari i Vizion Plus Ben Boriçi. 107-vjeçarja ishte nënë […]
Gruaja më e moshuar në qytetin e Peqinit Xhemile Vogli, është ndarë dje nga jeta në moshën 107-vjeçare.
Ajo ishte e mbijetuara e vetme më e moshuar në Bashkinë e Peqinit e lindur në shekullin e 20 -të dhe humbi jetën në shtëpi këtë fundjavë, raporton gazetari i Vizion Plus Ben Boriçi.
107-vjeçarja ishte nënë e 8 fëmijëve dhe gjyshe e dhjetëra nipërve dhe mbesave. Po ashtu e moshuara madje ishte bërë disa herë stërgjyshe.
What's Your Reaction?