Ndërhyrja nga ajri nuk mjafton, riaktivizohen vatrat e zjarrit në Fier
Vatrat e zjarrit në pyllin e Pishporos dhe Darëzezës në Fier janë riaktivizuar sërish. Ndërhyrja nga ajri e dy avionëve “Candair” nuk ka
Vatrat e zjarrit në pyllin e Pishporos dhe Darëzezës në Fier janë riaktivizuar sërish. Ndërhyrja nga ajri e dy avionëve “Candair” nuk ka mundur të shuajë përfundimisht zjarrin që për të paktën një javë po shkrumbon një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Flakët janë riaktivizuar në zonën e “Pishës së Butë”, ndërsa favorizohen nga era e fortë.
Raportohet se të paktën 11 zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Sipërfaqja e përshkruar nga zjarri gjatë këtyre ditëve sipas përllogaritjeve paraprake arrin ne 800 ha.
What's Your Reaction?