“Ndërro rrugë kur të më shikosh mua”, zbardhet dëshmia e Lekës: Ish-vjehrri më qëlloi me statujë. Më grisi xhupin…

Zbardhet dëshmia e Lekës në komisariatin nr 6, ku ka bërë denoncim se është sulmuar nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. Ai në dëshmi thotë se ish- vjehrri i tij Gjergj Zaharia e ka goditur me statujë druri dhe i ka grisur xhupin. “Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time […]

Mars 6, 2024 - 12:10
 0
“Ndërro rrugë kur të më shikosh mua”, zbardhet dëshmia e Lekës: Ish-vjehrri më qëlloi me statujë. Më grisi xhupin…
Reklamë
Reklamë

Zbardhet dëshmia e Lekës në komisariatin nr 6, ku ka bërë denoncim se është sulmuar nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Ai në dëshmi thotë se ish- vjehrri i tij Gjergj Zaharia e ka goditur me statujë druri dhe i ka grisur xhupin.

“Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën “Murat Toptani”, rezidenca e familjes mbreterore Nr.6, Tirane, për të takuar vajzën time te moshes 3 vjeçare, pasi me ish- bashkeshorten shtetasen Elia Zogu jemi ne proces divorci.

Reklamë
Reklamë
Unë fillimisht jam takuar me shefin e administrates se oborrit, shtetasin Syl Mulosmanaj, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap qe ishte boshatisur ne kundershtim me marreveshjen.
Me pas une i kam kerkuar Syles qe te me shoqeronte deri tek vajza ime per ta takuar, per te cilen me nje marrëveshje per zgjidhje martese kemi rene dakort me ish- bashkeshorten.

Une jam ngjitur siper se bashku me Sylen edhe kam gjetur vajzen time te vogel Geraldina Zogu e moshes 3 vjec, e cila ka qene ne shoqerine e gjyshit te saj, babit te ish- bashkeshortes, shtetasit Gjergj Zaharia.

Në këtë momente une kam perqafuar vajzen time dhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjale fyese e kërcënuese ne drejtimin tim, duke me thene ti duhet te nderosh rrugen kur te me shikosh mua.

Reagimi im para kesaj sitúate ka qene duke ju drejtuar Gjergjit qe te mos me ofendoje e kercenoje sidomos ne prani te vajzes, edhe i kam kerkuar qe ai te largohet nga dhoma ku une po qendroja me vajzen.

Ne keto momente situata ka agravuar. Shtetasi Gjergj Zaharia me eshte afruar duke me shtyre e goditur me shkelma tek kembet e mia. Reagimi im ka qene vetem mbrojtes, por Gjergji ka vazhduar duke me goditur edhe me ka grisur xhupin, si dhe ka marre edhe nje send te forte (statuje druri) me të cilin më ka goditur”, ka deklaruar ai.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.