Ndoshta 12 milionë vizitorë të huaj më 2024; siguria e jetës prioritet si për banorët, edhe për vizitorët

Nga Eduard Zaloshnja Pas pandemisë Covid-19, dyndja e shtetasve të huaj që erdhën në Shqipëri regjistroi një rritje eksponenciale. Nga 6.4 milionë shtetas të huaj që erdhën në Shqipëri më 2019 (para pandemisë), më 2023 erdhën plot 10 milionë (shihni grafikun shoqërues). Dhe bazuar në një projeksion statistikor që kam ndërtuar në bashkëpunim me specialistin […]

Janar 3, 2024 - 13:30
 0
Ndoshta 12 milionë vizitorë të huaj më 2024; siguria e jetës prioritet si për banorët, edhe për vizitorët
Reklamë
Reklamë

Nga Eduard Zaloshnja

Pas pandemisë Covid-19, dyndja e shtetasve të huaj që erdhën në Shqipëri regjistroi një rritje eksponenciale. Nga 6.4 milionë shtetas të huaj që erdhën në Shqipëri më 2019 (para pandemisë), më 2023 erdhën plot 10 milionë (shihni grafikun shoqërues). Dhe bazuar në një projeksion statistikor që kam ndërtuar në bashkëpunim me specialistin tim IT, këtë vit kjo shifër mund të shkojë deri në 12 milionë!

Me shtimin galopant të vizitorëve të huaj, shtohet edhe probabiliteti i krimeve ndaj tyre. Por në vitet e bumit turistik nuk është shënuar asnjë vrasje e shtetasve të huaj, përveç ndonjë incidenti pa pasoja të rënda. Madje edhe vdekjet e banorëve shqiptarë nga krimi jashtë familjes pothuaj janë përgjysmuar nga 2019 e këtej – vetëm 34 të tilla u regjistruan më 2023.

Reklamë
Reklamë

Pavarësisht këtij përmirësimi të sigurisë së jetës në vitet e fundit (si për banorët edhe për vizitorët), trupa policore e Policisë së Shtetit duhet të rritet, në pritje të rritjes galopante të turizmit. Nga 2019-ta, numri i punonjësve të policisë është tkurrur me rreth 1500. Të paktën duhet të rikthehet në nivelin e mëparshëm!

*Projeksion statistikor për 2024-ën

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.