Ndryshon ecuria shumëvjeçare në këmbimin valutor, Euro e Dollari humbin betejën me Lekun
Kapërcimi i mesit të shtatorit këtë vit nuk pritet të shënojë “pikën e kthesës” në drejtim të forcimit të euros. Teksa vlerësojnë se forcimi i zakonshëm i valutës europiane pas sezonit veror është prishur tashmë, ekspertë të ekonomisë parashikojnë një rrite anemike të euros përballë lekut deri në fund të nëntorit. “Fakti që pavarësisht rënies […]
Kapërcimi i mesit të shtatorit këtë vit nuk pritet të shënojë “pikën e kthesës” në drejtim të forcimit të euros. Teksa vlerësojnë se forcimi i zakonshëm i valutës europiane pas sezonit veror është prishur tashmë, ekspertë të ekonomisë parashikojnë një rrite anemike të euros përballë lekut deri në fund të nëntorit.
“Fakti që pavarësisht rënies së flukseve të turistëve, vijojnë investimet e huaja na bën të mendojmë se nuk do të kemi ndonjë kthesë të fortë në forcimin e euros”, tha Mikel Qafa, ekspert për ekonominë.
Pasi Banka Qendrore Europiane rriti sërish normën bazë të interesit duke e çuar në nivelin rekord të 4 për qind, valuta e bllokut po tregon shenja forcimi në raport me monedhat kombëtare të vendeve të tjera, me përjashtim të lekut.
Fundjavën e ardhshme, konkretisht më 22 shtator agjentë të tregut valutor parashikojnë një forcim të lehtë të euros. Kjo pasi Banka e Shqipërisë ka parashikuar të tërheqë nga tregu i këmbimit mbi 10 milionë euro./A2
What's Your Reaction?