Në arrest shtëpie, 15-vjeçari përfundon sërish në pranga: U shiste drogë gjimnazistëve
Policia vijon operacionin “Tempulli”. Këtë herë në pranga ka rënë një 15-vjeçar. Ai iu shiste doza kanabisi 2 gjimnazistëve në banesën ku vuante masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar për të njëjtën veprimtari kriminale. Sipas asaj që njofton policia, 15-vjeçari është proceduar penalisht 9 herë më parë si dhe ishte arrestuar nga policia […]
Policia vijon operacionin “Tempulli”. Këtë herë në pranga ka rënë një 15-vjeçar. Ai iu shiste doza kanabisi 2 gjimnazistëve në banesën ku vuante masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar për të njëjtën veprimtari kriminale.
Sipas asaj që njofton policia, 15-vjeçari është proceduar penalisht 9 herë më parë si dhe ishte arrestuar nga policia më 4 Tetor si pasojë e operacionit.
“Gjatë kontrolleve në banesën e një 15-vjeçari, në lagjen “11-janari” (ku ky shtetas vuante masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, sepse ishte arrestuar nga Policia, me datë 4 tetor, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”), ky shtetas u kap në flagrancë duke iu shitur 2 gjimnazistëve 17-vjeçarë, doza të lëndës narkotike cannabis sativa”, njoftoi policia.
Mësohet se dy 17-vjeçarët e tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa është sekuestruar sasia e kanabisit.
/a.r
What's Your Reaction?