Në kërkim nga Interpoli, arrestohet serbi në Kosovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në Zhetkovc të Zveçanit një shtetas të Serbisë nën dyshimin se ka kryer vepër penale kontrabandë mallrash, heqje apo dëmtim i vulave zyrtare. Siç njofton policia, pas verifikimit ai ka rezultuar se është person i kërkuar nga Interpol. “Fsh. Zhetkovc, Zveçan 10-11.11.2023 – 10:45. Më 28.11.2023 është arrestuar [...]Read More...
Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në Zhetkovc të Zveçanit një shtetas të Serbisë nën dyshimin se ka kryer vepër penale kontrabandë mallrash, heqje apo dëmtim i vulave zyrtare.
Siç njofton policia, pas verifikimit ai ka rezultuar se është person i kërkuar nga Interpol.
“Fsh. Zhetkovc, Zveçan 10-11.11.2023 – 10:45. Më 28.11.2023 është arrestuar i dyshuari serb shtetas i Serbisë si i dyshuar lidhur me rastin. I njëjti lidhur me rastin pas intervistimit është liruar. Pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar si person i kërkuar nga INTERPOL-i (nga autoritetet e Serbisë) dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
What's Your Reaction?