Në krye gjirokastritët? Jo, korçarët janë më kursimtarët në Shqipëri. Renditja

“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga “Banka e Shqipërisë” për të kuptuar ecurinë e nivelit të depozitave sipas rretheve. Kjo përllogaritje është bërë mbi sasinë e depozitave në sektorin bankar sipas 8 qarqeve kryesore të cilat figurojnë në statistikat e institucionit, ndërkohë që 4 qarqe të tjera përmblidhen si “të tjera”. Depozitat sipas qarqeve […]

Shkurt 8, 2024 - 20:55
 0
Në krye gjirokastritët? Jo, korçarët janë më kursimtarët në Shqipëri. Renditja
Reklamë
Reklamë

“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga “Banka e Shqipërisë” për të kuptuar ecurinë e nivelit të depozitave sipas rretheve. Kjo përllogaritje është bërë mbi sasinë e depozitave në sektorin bankar sipas 8 qarqeve kryesore të cilat figurojnë në statistikat e institucionit, ndërkohë që 4 qarqe të tjera përmblidhen si “të tjera”.

Depozitat sipas qarqeve i referohen totalit të depozitave, pra, individëve dhe bizneseve, dhe periudha e marrë në shqyrtim është ajo e tremujorit të fundit të vitit 2023. Shifrat sinjalizojnë se, totali i depozitave në sektorin bankar ka prekur nivelin e 1.59 trilionë lekëve, në rritje me 5% krahasuar me të njejtin tremujor të vitit të kaluar.

Nëse analizën e zhvendosim sipas rretheve shohim se Korça rezulton të jetë rrethi me rritjen më të lartë të depozitave në sektorin bankar për tremujorin e fundit. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, shohim se depozitat në këtë rreth kanë arritur pranë 61 mld lekëve, duke konstatuar kështu një rritje me 9.2%.

Reklamë
Reklamë

Në këtë renditje ndjek Fieri dhe Tirana me një rritje të “kursimeve” në 7.3% dhe 7.1% përkatësisht. Një rritje të konsiderueshme regjistrojnë edhe rrethet si Lezha dhe Durrësi me 5.8% dhe 5% përkatësisht.Ndërkohë, sipas të dhënave, rritja ka qenë më e ulët në rrethet si Shkodra dhe Vlora.

Shifrat tregojnë se totali i depozitave duke përfashirë depozitat në monedhë vendase dhe atë të huaj paraqiten me rritje në çdo rreth. Sipas të dhënave rritja e depozitave në monedhën e huaj kundrejt monedhës vendase është dyfishuar apo trefishuar.

Ndërkohë, në Tiranë depozitat në lekë janë rritur me 13% ndërsa depozitat në monedhën europiane janë rritur me vetëm 3%. Kjo rritje e depozitave në monedhë të huaj lidhet me kushtet favorizuese të kursit të këmbimit gjatë kohëve të fundit.

Rrethet e pasqyruara nga “Banka e Shqipërisë” kanë patur performancë pozitive të depozitave duke mos regjistruar asnjë rënie gjatë tremujorit të katërt të vitit që lamë pas. Ajo që vihet re nga shifrat është fakti se rrethet me rritjen më të madhe të depozitave janë kryesisht ato turistike dimërore siç është rrethi i Korçës.

Shifrat tregojnë se totali i depozitave duke përfashirë depozitat në monedhë vendase dhe atë të huaj paraqiten me rritje në çdo rreth. Sipas të dhënave rritja e depozitave në monedhën e huaj kundrejt monedhës vendase është dyfishuar apo trefishuar. Ndërkohë, në Tiranë depozitat në lekë janë rritur me 13% ndërsa depozitat në monedhën europiane janë rritur me vetëm 3%. Kjo rritje e depozitave në monedhë të huaj lidhet me kushtet favorizuese të kursit të këmbimit gjatë kohëve të fundit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.