Nga bananet te thjerrëzat, zbuloni ushqimet më të shëndetshme që na japin energji dhe plot vitamina

Lloji dhe sasia e ushqimit që hani gjatë ditës ka një ndikim të madh në atë se sa energjikë (ose të lodhur) do të ndiheni. Ndërsa të gjitha ushqimet do t’ju japin energji përmes kalorive, disa ushqime, si ato të listuara më poshtë, ofrojnë lëndë ushqyese si vitamina B, karbohidrate të mira , yndyrna të […]

Qeshor 2, 2024 - 21:00
 0
Nga bananet te thjerrëzat, zbuloni ushqimet më të shëndetshme që na japin energji dhe plot vitamina
Reklamë
Reklamë

Lloji dhe sasia e ushqimit që hani gjatë ditës ka një ndikim të madh në atë se sa energjikë (ose të lodhur) do të ndiheni.

Ndërsa të gjitha ushqimet do t’ju japin energji përmes kalorive, disa ushqime, si ato të listuara më poshtë, ofrojnë lëndë ushqyese si vitamina B, karbohidrate të mira , yndyrna të mira dhe proteina të kënaqshme që ju ndihmojnë të qëndroni vigjilentë dhe të përqendruar gjatë gjithë ditës.

Bananet

Reklamë
Reklamë

Banania na jep energji dhe yndyrna të mira. Mënyra ideale për t’i konsumuar është në mëngjes. Mund t’i bëni petulla pa miell dhe bulmet, me pak kalori. Mjaftojnë vetëm 3 përbërës dhe është i lehtë dhe i shpejtë.

Vezët

Të pasura me proteina, ato janë mënyra ideale për të nisur ditën, por edhe për të marrë energji kur jeni në zyrë.

Peshku i yndyrshëm

Peshqit e yndyrshëm, si salmoni, kanë një përmbajtje të lartë të yndyrave omega-3, ideale për shëndetin e lëkurës dhe mendjes sonë.

Mollët

Siç thotë shprehja popullore “një mollë në ditë e mban mjekun larg”, një meze e lehtë si për zyrë ashtu edhe për darkë, i jep një karakter të veçantë një sallate të shendetshme.

Kafe

Kafeja në sasi të moderuar na jep energji dhe është e pasur me antioksidantë. Në fund të fundit, ekspertët thonë se 2-3 filxhanë në ditë janë të dobishme për trupin tonë. Kafe për mëngjes, në rrugë apo në zyrë, për sa kohë që të mos e teprojmë me sasitë!

Patate e ëmbël

Në vend të patateve të thjeshta, mund të vendosni pataten e ëmbël në tryezën tuaj. Dhe jep shije shtesë dhe është më e shëndetshme dhe më ushqyese.

Kuinoa

E pasur me karbohidrate dhe proteina, është ajo që u nevojitet atyre që ndjekin një dietë vegane. Mund të zëvendësojë orizin në gatimet tona dhe shkon mirë me arrat ose disa fruta si rrushi apo mollët.

Tërshëra

E pasur me fibra, tërshëra është mënyra ideale për të nisur ditën tuaj në mënyrën më të shëndetshme dhe më ushqyese. Nëse shtoni fruta dhe arra, ju keni një vakt të pasur me energji që është veçanërisht i mirë pas një stërvitje.

Çokollatë e zezë

Një sasi e vogël çokollatë e zezë na jep energjinë e nevojshme për të vazhduar punën tonë kërkuese. Mund ta konsumoni ose të thjeshtë, ose në një recetë të lehtë, për shembull në një mousse avokadoje, në mënyrë që të përfitoni edhe nga përfitimet e këtij fruti.

Avokado

Një frut i pasur me energji dhe antioksidantë, i cili është shumë i përshtatshëm për mëngjesin tonë. Tosti me avokado u bë trend sepse është shumë i shëndetshëm. Megjithatë, mund ta përfshini në shumë receta, të kripura apo të ëmbla, të tilla si një sallatë ose një tortë për mëngjes ose një meze të lehtë për zyrë ose shkollë.

Qiqrat

Qiqrat janë një burim i rëndësishëm proteinash edhe për ata që nuk konsumojnë mish shpesh ose fare. Ajo gjithashtu janë të lehta për t’u bërë në shtëpi dhe mund ta përdorni në bukë të thjeshtë ose në sanduiçe.

Thjerrëzat

Të pasura me hekur dhe proteina si dhe me vitaminë A, thjerrëzat nuk duhet të mungojnë në dietën tonë javore. Mund t’i përfshijmë në sallata ose t’i “fshehim” edhe në një burger .

Gjalpi i arrave

Janë të domosdoshme për mëngjes dhe janë të pasura me vitamina, lëndë ushqyese dhe antioksidantë. Kushtojini vëmendje etiketave: zgjidhni produkte që nuk kanë sheqer. Gjithashtu, mos filloni t’i hani me lugë. Ato janë të larta në kalori dhe shëndoshë!

Arra

Vetëm një arrë në ditë na jep energjinë dhe vitaminat që na duhen për të qenë më produktivë. Bajamet dhe arrat si dhe shqema dhe fëstëkët kanë shumë veti të dobishme për trupin tonë. Ato hahen të thjeshta ose në sallata apo receta të tjera, ndërsa janë të shkëlqyera në bare energjike, zakonisht të kombinuara me tërshërë. I japin shije të shkëlqyer edhe përgatitjeve të ëmbla, por aty kaloritë ngrihen në qiell!

Panxhari

Pnxhari është super i shëndetshëm, konsumohet kryesisht si sallatë por është i përshtatshëm edhe për smoothie energjike si për mëngjes ashtu edhe gjatë ditës. Ai eshte i pasur me vitamina dhe antioksidantë dhe është një sugjerim i mirë për pas stërvitjes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.