Nga i ftuari “surprizë”, tek i vetmi takim i Mitsotakis “kokë më kokë”… Detaje nga mbledhja për Ballkanin Perëndimor në Athinë

Një program i ngjeshur është parashikuar në axhendën e Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme dhe të nesërme në mbledhjen informale që zhvillohet në Athinë për Ballkanin. Punimet e konferencës do të ndahen në dy ditë, ndërsa të pranishëm do të jenë zyrtarë të lartë të BE, por edhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit, […]

Gusht 21, 2023 - 09:18
 0
Nga i ftuari “surprizë”, tek i vetmi takim i Mitsotakis “kokë më kokë”… Detaje nga mbledhja për Ballkanin Perëndimor në Athinë
Reklamë
Reklamë

Një program i ngjeshur është parashikuar në axhendën e Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme dhe të nesërme në mbledhjen informale që zhvillohet në Athinë për Ballkanin.

Punimet e konferencës do të ndahen në dy ditë, ndërsa të pranishëm do të jenë zyrtarë të lartë të BE, por edhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit, me përjashtim të Shqipërisë. Ftesa i shkoi Presidentit Begaj, por ky i fundit nuk do të marrë pjesë për shkak të aktiviteteve të planifikuara më herët.

Por mediat greke raportojnë se një i ftuar surprizë në këtë konferencë informale për Ballkanin do të jetë edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky. Prania e Zelenskyt në mbledhjen në Athinë ishte mbajtur sekret deri ditën e sotme. Presidenti ukrainas është një turne në Europë gjatë këtyre ditëve.

Reklamë
Reklamë

Sa i përket zyrtarëve të BE-së, të pranishëm do të jenë Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Ndërsa liderët e Ballkanit do të jenë të gjithë të pranishëm, me përjashtim të Shqipërisë. Theksojmë që Kosova do të përfaqësohet nga Kryeministri Albin Kurti.

Por mediat greke kanë zbuluar nga burimet e tyre qeveritare se Kryeministrit Edi Rama nuk ju dërgua ftesa për shkak të situatës së krijuar me Fredi Belerin në Himarë, gjë që mesa duket ka ndikuar në “ngrirjen” e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Por qeveria greke ftoi në këtë takim Presidentin Bajram Begaj, por ky i fundit për shkak të axhendës njoftoi se nuk mund të jetë i pranishëm në mbledhjen informale në Athinë.

Në konferencën informale do të jetë edhe Kryeministri i Kroacisë, i cili raportohet se do të takohet një takim “kokë më kokë” me Kryeministrin grek Mitsotakis.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.