Ngjarje makabër, babai vret 3 vajzat e mitura dhe dorëzohet në polici
Një ngjarje makabër është regjistruar fundjavën që lamë pas në Francë, ku një 41 vjeçar mendohet të ketë vrarë 3 vajzat e tij të mitura. Krimi që ka shokuar opinionin francez ka ndodhur në Alfortville, në periferi të Parisit, ku për pasojë humbën jetën 3 vajza 4 deri në 11 vjeç, teksa autori më pas […]
Një ngjarje makabër është regjistruar fundjavën që lamë pas në Francë, ku një 41 vjeçar mendohet të ketë vrarë 3 vajzat e tij të mitura.
Krimi që ka shokuar opinionin francez ka ndodhur në Alfortville, në periferi të Parisit, ku për pasojë humbën jetën 3 vajza 4 deri në 11 vjeç, teksa autori më pas është vetëdorëzuar tek autoritetet dhe ka rrëfyer masakrën.
Mësohet se 41-vjeçari ishte dënuar më herët me 18 muaj burg për dhunë në familje, pasi kishte rrahur partneren me sende të forta, por ishte liruar me kusht.
Ai kishte vuajtur dënimin dhe ishte liruar, që nga 28 gushti nuk ishte më në shërbim prove. Sipas çifti më pas ishte ndarë dhe kishin një marrëveshje të alternuar për kujdestarisë e vajzave.
Për momentin, 41-vjeçari ka deklaruar se nuk e di se ku ndodhet aktualisht nëna e vajzave.
/a.r
What's Your Reaction?