“Nis mirë, por…”, astrologia bën parashikimin e javës: Këto shenja të kenë kujdes!

Kjo javë do të nisë mirë, por do të përfundojë keq. E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” si çdo të hënë, në Tv Klan, astrologia Chrysanthi Kalogeri ka treguar si do të jetë klima e javës. Ajo shprehet se hëna e re në Akrep, që ndodhi me datë 13 Nëntor, është diçka shumë e rrallë […]

Nëntor 20, 2023 - 14:24
 0
“Nis mirë, por…”, astrologia bën parashikimin e javës: Këto shenja të kenë kujdes!
Reklamë
Reklamë

Kjo javë do të nisë mirë, por do të përfundojë keq. E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” si çdo të hënë, në Tv Klan, astrologia Chrysanthi Kalogeri ka treguar si do të jetë klima e javës.

Ajo shprehet se hëna e re në Akrep, që ndodhi me datë 13 Nëntor, është diçka shumë e rrallë dhe “pasojat” e saj mund të vazhdojnë ende, ndonëse ka mbaruar.

Kalogeri gjithashtu thotë që, tre ditët e para të javës favorizojnë shenjat e ujit e të tokës, kurse shenjat që duhet të bëjnë kujdes janë: Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetarët dhe Peshqit.

Reklamë
Reklamë

 

Chrysanthi Kalogeri: E kemi thënë që jemi akoma në një periudhë pak të vështirë, deri në fillim të Dhjetorit. Disa herë kam theksuar dhe them që, kur kemi një hënë të re kemi fillime të reja, kemi zhvillime të reja dhe disa gjëra i shikojmë që të ndodhin pak më përpara hënës së plotë. Hënën e plotë e kemi, të hënën që vjen. Do flasim të hënën që vjen për hënën e plotë në shenjën e Binjakëve, e cila ka dhe ajo vështirësitë e saj. Por gjithsesi do të them që, dalim pak e nga pak nga ajo periudhë e zymtë, që ishte pak më e ashpër ose…

Katerina Trungu: Unë mbaj mend datën 13 Nëntor nga bisedat tona. Kaloje atë më ke thënë dhe është diçka më butë le të themi vazhdimi, deri në Dhjetor që shpëtojmë.  

Chrysanthi Kalogeri: Në fillim të Dhjetorit, të kalojmë fillim e Dhjetorit, pastaj të jemi më mirë. Vendimet e hënës së re që u zhvillua në datën 13, do t’i shikojmë edhe më vonë edhe nga ana ekonomike. Disa gjëra mund të dalin në pah edhe në periudhën që do të vijojmë. Si kjo hënë e re që ndodhi me datë 13, nuk ndodh gjithnjë. Është hera e katërt që ndodh diçka e tillë, kështu që pasojat e saj dhe disa vendime mund t’i shohim edhe brenda 2024-ës. Sepse ka të bëjë me vendime në sferën ekonomike, që patjetër do të kemi ndryshime dhe do të ndikohemi. Megjithatë, që të mos tremben njerëzit, sepse nuk ka arsye për t’u trembur, gjithnjë ka zgjidhje pavarësisht nga vështirësitë që do të kemi. Paralelisht, kemi mundësi edhe të përfitojmë, secili do të nxjerrë fitime financiare përgjatë periudhës deri në Prill-Maj, të 2024-ës.

Të kaloj pak tek klima e javës. 3 ditët e para të javës na krijojnë gjithë kushtet dhe gjithë mundësitë që ne të bëjmë ndryshime, të cilat mund të jenë thelbësore, por do të jenë edhe ndryshime që do të na ndihmojnë. Sepse kur ne bëjmë ndryshime në jetën tonë të përditshme, bëjmë ndryshime në punë, këto po t’i shikojmë si shumë, japin rezultate që ndikojnë edhe në anën tonë financiare. Ndikojnë edhe në punë nga ana pozitive, kjo është kryesorja. E dyta, kemi mundësi të gjejmë mbështetjen. Kjo mbështetje, mund t’i ketë vërtetë mbështetje financiare ose një kredi, nuk e di se çfarë tjetër. Ose mund të krijojmë një bashkëpunim të tillë, ose të gjejmë një mbështetje të tillë që mund të mos jenë para, por kemi në vijueshmëri pushime që do të na sjellin përfitime. Pra, sido që të jetë, mbështetja që do të marrim tani, do të funksionojë konkretisht, për të ardhurat tona. Tani krijohen mundësitë, por duhet edhe ne të vendosim dorën, që të kapim diçka.

Tani, në pjesën e dytë të javës, nga e mërkura pasdite deri të hënën që vjen, duhet të jemi të kujdesshëm. Mund të hasim pengesa, mund të ndjehemi të bllokuar, mund të kemi dëshirë të realizojmë diçka dhe dëshirat tona të gjejnë pengesa në vendimet e të tjerëve. Mund të jetë e detyruar të marrim disa vendime dhe nëse kemi mundësi që të mos i marrim këto vendime, mirë është të mos i marrim nga java tjetër e më tutje. Nëse jeni të detyruar, të jeni sa më të qetë dhe sa më të kthjellët në marrjen e vendimeve. Njëkohësisht, nga data 22 dhe në vijim, kalojmë në një periudhë shumë entuziaste, shumë dinamike. Kemi qejf të veprojmë, por me një hiperboli dhe me një entuziazëm…

Katerina Trungu: Të tepruar?

Chrysanthi Kalogeri: Bravo, në gabim. Tre ditët e para të javës, favorizojnë shenjat e ujit dhe të tokës, të lindurit në 3-4 ditët e fundit të shenjës. Na e mërkura pasdite deri në fillim të javës që vjen, të jenë shumë të kujdesshëm Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetarët, Peshqit dhe kryesisht të lindurit në ditët e para të shenjës ose në 10-ditshin e parë të shenjës. 

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.