“Një burrë më preku nga mbrapa dhe…”, Xhunga tregon ngjarjen e rëndë në autobus dhe ka një mesazh

Gazetarja Rudina Xhunga, e ftuar në “Albana Osmani Show”, rrëfeu një histori që i ka ndodhur rreth moshës 15-vjeçare teksa udhëtonte me autobus të linjës në Tiranë. Gjatë rrëfimit të saj, gazetarja dha një mesazh mjaft të rëndësishëm për të gjitha gratë dhe vajzat që kanë pasur dhe kanë situata të ngjashme, të cilat vënë […]

Prill 23, 2024 - 11:20
 0
“Një burrë më preku nga mbrapa dhe…”, Xhunga tregon ngjarjen e rëndë në autobus dhe ka një mesazh
Reklamë
Reklamë

Gazetarja Rudina Xhunga, e ftuar në “Albana Osmani Show”, rrëfeu një histori që i ka ndodhur rreth moshës 15-vjeçare teksa udhëtonte me autobus të linjës në Tiranë.

Gjatë rrëfimit të saj, gazetarja dha një mesazh mjaft të rëndësishëm për të gjitha gratë dhe vajzat që kanë pasur dhe kanë situata të ngjashme, të cilat vënë në provë çdo grua!

“Unë nuk isha as grua, isha fëmijë. Më kujtohet gjithmonë momenti më i vështirë i atyre viteve. Kam qenë në autobus, isha 14-15 vjeçe. Në këmbë afër vendit të shoferit në autobusin e linjës në Tiranë. Një burrë më preku nga pas. Unë u mblodha e gjitha. Më vinte shumë turp, nuk dija si të reagoja.

Reklamë
Reklamë

Tani që e mendoj më vjen për të qarë, si atë ditë, kur e kruspullosur, qaja nën zë. Sepse nuk dija si të reagoja, më vinte turp që ai po e bënte këtë gjë, por nuk dija kujt t’i ankohesha. Nuk kisha telefon, nuk kisha askënd afër që t’i thosha: “Ky po më prek dhe kjo është e neveritshme”.

Më binin lotët dhe nuk lëvizja.

Kur ia thashë vajzës sime këtë gjë më pyeti: “Pse nuk largoheshe?!” Sepse u mpiva. Sepse familja ime nuk më kishte përgatitur për këtë gjë, nuk më kishte thënë se një plehrë në autobus mund të të prekë ty. Unë isha vetëm një fëmijë. Sa e sa vajzave 12-15-vjeçare mund t’u ketë ndodhur kjo gjë.

Unë tani flas me vajzën time. Duhet të flasim, qysh herët, t’u themi që ky është trupi yt dhe askush nuk mund të të prekë. Jo vetëm në autobus, por në dyqan, në shkollë, në shtëpi. Që është private, që është jotja, që nuk është turp për ty pse po të prekin, është për atë.

Ndaj fol, gjeje zërin tënd, ti duhet të bërtasësh: Largohu!”, Nëse ke turp, pastaj ndjen dhe faj dhe mandej bëhesh viktimë. Mjaft duke treguar me gisht viktimën. Është koha për: Edhe unë!”-u shpreh gazetarja Rudina Xhunga.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.