Një rrezik i ri serioz për Arben Ahmetajn

Nga Mero Baze Me sa duket Arben Ahmetajt nuk i mbarojnë kusuret vetëm me drejtësinë. Tani ka përsipër dhe një rrezik të ri. Është “përpjekja” e Sali Berishës për ta mbrojtur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj se mos e “vrasin”. Pak a shumë po ndjek strategjinë që ka ndjekur me vrasjet e 21 janarit. […]

Gusht 5, 2023 - 15:31
 0
Një rrezik i ri serioz për Arben Ahmetajn
Reklamë
Reklamë

Nga Mero Baze

Me sa duket Arben Ahmetajt nuk i mbarojnë kusuret vetëm me drejtësinë. Tani ka përsipër dhe një rrezik të ri. Është “përpjekja” e Sali Berishës për ta mbrojtur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj se mos e “vrasin”.

Pak a shumë po ndjek strategjinë që ka ndjekur me vrasjet e 21 janarit. Sapo drejtësia nisi punën të hetonte vrasjet, ai ngriti një Komision Hetimor kundër drejtësisë, kryesuar nga ministri i tij i Drejtësisë dhe zbukuruar nga pasthirrmat e Dash Sulës, sa herë përmendeshin rreziqe për komplote, puç shteti, skenar A, skenar B etj.

Reklamë
Reklamë

Qëllimi, i cili u arrit maksimalisht, ishte që prokurorët të mos hetonin 21 janarin, por të ishin nën presionin e “hetimeve” të tij, ku unë dhe tre kolegë gazetarë ishin të skeduar si “puçistë”.

Pak a shumë po përsërit këtë skemë. Prej dy ditësh i ka prishur pushimet Belindit dhe ish- vartëses së dikurshme të Arben Ahmetaj, që të ngrejnë një “komision hetimor” për këtë çështje, dhe përditë të “dëshmojnë me fakte alternative”, se çfarë ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj dhe se si mund të shpëtojnë jetën e Arben Ahmetajt nga këta dy.

E gjitha kjo do të bëhet natyrisht dhe në emër të Arben Ahmetaj, duke përdorur faktet publike, si fakte të ofruara prej tij, si i rrezikuari i madh.

Natyrisht që tani nuk jemi në kushtet e 21 janarit, ku vrasësi kryesor i katër gardistëve ende nuk është marrë në pyetje për turpin historik të drejtësisë shqiptare.

Tani jemi në kushtet kur SPAK ka shumë më tepër integritet dhe forcë për të hetuar të vërtetat e tij dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas të “vërtetave alternative” të Sali Berishës, që po sillet si avokat i autorizuar i Ahmetajt.

Por tek thirrja e Berishës që SPAK të marrë në mbrojtje Ahmetajn, “pasi i rrezikohet jeta”, duhet bërë pak kujdes. E di që SPAK nuk ka si ta mbrojë Ahmetajn, pasi nuk është dorëzuar para drejtësisë, por ka një mënyrë se si t’ia ruajë jetën. Të mbajë nën kontroll Sali Berishën dhe grupin e tij, pasi atë që thonë me zë të lartë për Edi Ramën, ka shumë shanse ta pëshpëritin me njëri- tjetrin si një skenar për të plotësuar skenarin e tyre të të vërtetave alternative.

Arben Ahmetaj ndoshta nuk ka ndonjë rrezik aq të madh nga drejtësia sa ç’duket, sa çka rrezik nga nevoja që ka Berisha ta përdorë atë. Të gjallë, ose të vdekur!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.