Një rrugë në Tiranë merr emrin e Remzi Hoxhës

Një rrugë në Tiranë do të mbajë emrin e Remzi Hoxhës, sipërmarrësit të njohur që u rrëmbye në vitin 1995. Në ceremoninë e mbajtur në tarracën e Bashkisë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo ngjarje është një brengë në ndërgjegjen e kryeqytetit, ndaj meriton mirënjohje. “Ky është një rast i pazakontë, pasi kryeqyteti po nderon […]

Qeshor 4, 2024 - 12:25
 0
Një rrugë në Tiranë merr emrin e Remzi Hoxhës
Reklamë
Reklamë

Një rrugë në Tiranë do të mbajë emrin e Remzi Hoxhës, sipërmarrësit të njohur që u rrëmbye në vitin 1995. Në ceremoninë e mbajtur në tarracën e Bashkisë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo ngjarje është një brengë në ndërgjegjen e kryeqytetit, ndaj meriton mirënjohje.

“Ky është një rast i pazakontë, pasi kryeqyteti po nderon dikë që e ka brengë në ndërgjegjen e tij. Pra, do të nderojë dhe përjetësojë dikë që e ka vrarë Tirana politike. Ky është rasti kur Tirana do të stampojë në kujtesën e saj, nevojën për reflektim që ka shoqëria jonë, e cila duhet ta fiksojë në kujtesën e kryeqytetit jo vetëm heroizmat, arritje apo njerëzit që na kanë bërë krenarë, por edhe ato gjëra si ky rast që na kanë bërë që të ulim kokën. Rasti i Remzi Hoxhës është fiks një rast i tillë.”

Veliaj theksoi se emërtimi i rrugës me emrin e Remzi Hoxhës, është një dëshmi se qyteti ka forcë të pranojë gabimet e veta.

Reklamë
Reklamë
“E spostoi veprimtarinë e tij në Shqipëri. Jam i sigurtë që në mëndjen e tij në një vend si toka mëmë që do ti mbronte krahët në këtë mision historik. Ai ishte mes njerëzve që përbënin bërthamën e asaj që më vonë do të ishte me krenari Ushtria Çlirimtare e Kosovës si kontribues financiar, politik dhe shpirtëror i gjitha asaj lëvizje për liri. ”

Tabela me emërtimin e rrugës që do mbajë emrin “Remzi Hoxha”, iu dorëzua nipit të tij nga Kryebashkiaku Erion Veliaj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.