Një shtetas rus gjendet i pajetë në banesën e tij në Golem

Një shtetas rus është gjetur i pajetë në banesën e tij në Golem këtë të shtunë. Policia thotë se rreth orës 22:00 është njoftuar se shtetasi rus V. U., rreth 66 vjeç, i cili jetonte në katin e tretë të një pallati në Golem të Kavajës, nuk përgjigjej prej disa ditësh në telefon. Menjëherë shërbimet […]

Maj 26, 2024 - 00:30
 0
Një shtetas rus gjendet i pajetë në banesën e tij në Golem
Reklamë
Reklamë

Një shtetas rus është gjetur i pajetë në banesën e tij në Golem këtë të shtunë.

Policia thotë se rreth orës 22:00 është njoftuar se shtetasi rus V. U., rreth 66 vjeç, i cili jetonte në katin e tretë të një pallati në Golem të Kavajës, nuk përgjigjej prej disa ditësh në telefon.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë konstatuar se dera e jashtme e banesës ishte e mbyllur. Shërbimet e Policisë kanë hapur me forcë derën e banesës, ku kanë gjetur pa shenja jete shtetasin V. U.

Reklamë
Reklamë

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentin ligjor të shkakut të humbjes së jetës të 66-vjeçarit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.