“Nuk do që të jetë figurë publike”, Françeska flet për bashkëshortin. Përplaset me producentin për ‘përndjekjen’

Pasditen e sotme në “Ftesë në 5” ka qenë e ftuar Françeska Murati, e cila ka treguar përjetimet e para pas daljes nga shtëpia e BBV3. E shpallur “Miss Londra”, bukuroshja ka treguar se momentin e parë që takoi djalin e saj ai ishte në gjumë dhe se e kishte kapluar frika, pasi ai e […]

Maj 22, 2024 - 19:40
 0
“Nuk do që të jetë figurë publike”, Françeska flet për bashkëshortin. Përplaset me producentin për ‘përndjekjen’
Reklamë
Reklamë

Pasditen e sotme në “Ftesë në 5” ka qenë e ftuar Françeska Murati, e cila ka treguar përjetimet e para pas daljes nga shtëpia e BBV3.

E shpallur “Miss Londra”, bukuroshja ka treguar se momentin e parë që takoi djalin e saj ai ishte në gjumë dhe se e kishte kapluar frika, pasi ai e kishte harruar. Më tej përsa i përket jetës private ajo theksoi se partneri i saj nuk do të jetë figurë publike.

“Ne kemi një jetë shumë private dhe ai realisht nuk do të jetë figurë publike”, u shpreh ajo.

Reklamë
Reklamë
Në një përplasje me Eduart Dedën, Françeska pohoi se ka vepruar me klas në momente të vështira dhe nuk i pranoi opinionet lidhur me sjelljet e saj në shtëpi.

“Po i dashur e tregova veten shumë klas në ato momente”, ju përgjigj Franceska Edit, duke refuzuar dhe përkufizimin si përndjekëse në shtëpinë e BBV3.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.