“Nuk ia ka treguar as SPAK-ut”, Hoxha zbulon për herë të parë nofkën e Nuredin Dumanit në SKY

Artan Hoxha ka dhënë disa detaje nga komunikimet e SKY ECC, mes kriminelëve shqiptarë, të cilët kanë organizuar vepra penale nga më të rëndat, që nga trafiku i nrakotikëve deri te vrasjet. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha zbuloi për herë të parë se personi me nofktën “Toto Rina” në SKY, […]

Nëntor 23, 2023 - 21:50
 0
“Nuk ia ka treguar as SPAK-ut”, Hoxha zbulon për herë të parë nofkën e Nuredin Dumanit në SKY
Reklamë
Reklamë

Artan Hoxha ka dhënë disa detaje nga komunikimet e SKY ECC, mes kriminelëve shqiptarë, të cilët kanë organizuar vepra penale nga më të rëndat, që nga trafiku i nrakotikëve deri te vrasjet.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha zbuloi për herë të parë se personi me nofktën “Toto Rina” në SKY, është në fakt Nuredin Dumani.

Në një bisedë të zbuluar nga SPAK, Dumani komunikon me Bujar Gërmizin për një atentat që po organizohej.

Reklamë
Reklamë

Hoxha tha se Dumani nuk ia ka treguar nofkën e tij SPAK-ut edhe pse është bashkëpunëtor i drejtësisë, ndaj pritet të merret në pyetje sërish.

“Bujar Gërmizi kishte kontakte në Shqipëri. Organizimin e atentatit ndaj dy vëllezërve që jetojnë në Londër, e ka marrë përsipër ky. Ka kërkuar informacion nëpërmjet Policisë së Shtetit. Ku implikohet policia? Mes tyre hyn shefi i krimeve i komisariatit 6, që ka dhënë informacion për lëvizjet e këtyre shtetasve, imazhin e tyre, ku ndodhen, etj.

Në dosje nuk thuhet kush janë vrasësit. Më rezulton një personazh që komunikon me Bujar Gërmizin dhe përdor nofkën “Toto Rina”. Ai është komandanti i skuandrës së pushkatimit. Ai komunikon me Gërmizin, që e ka nofkën “Galan”, si kandidati për President që vranë në Kolumbi. Në bisedat mes tyre kuptohet që po organizohet atentati.

Kanë bërë edhe atentat ndaj pronarit të Wilson, rezulton që e kanë mërrë këta përsipër, por është për llogari të një grupi në Dubai.

Kush është Toto Rina? Më rezulton se është Nuredin Dumani. Nuredin Dumani ka përdorur dy aparate të SKY, nofkën Toto Rina. Ai nuk e ka thënë këtë gjë deri tani edhe pse është bashkëpunëtor i drejtësisë. Ai ka treguar vrasje, por ka edhe gjëra që nuk ka thënë.

Toto Rina, ka qenë nofka e Dumanit dhe atentatin do ta kryente skuadra e Nuredin Dumanit”, tha Hoxha.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.