“O fytyrë m*t, pe*rast”, i hiqet licenca dentistit që i prishi dhëmbët dhe kërcënoi me vdekje pacientin italian

Në 12 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një problemtikë të një shtetasi italian me një stomatolog shqiptar. Luka Karta (Luca Carta) me rekomandimin e një italiani tjetër erdhi në Tiranë për të vendosur dhëmbë me metodën e implantologjisë në klinikën “Todri Dent” me mjek stomatolog David Todri. Italiani e pagoi mjekun stomatolog me 4500 […]

Tetor 24, 2023 - 09:45
 0
“O fytyrë m*t, pe*rast”, i hiqet licenca dentistit që i prishi dhëmbët dhe kërcënoi me vdekje pacientin italian
Reklamë
Reklamë

Në 12 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një problemtikë të një shtetasi italian me një stomatolog shqiptar. Luka Karta (Luca Carta) me rekomandimin e një italiani tjetër erdhi në Tiranë për të vendosur dhëmbë me metodën e implantologjisë në klinikën “Todri Dent” me mjek stomatolog David Todri. Italiani e pagoi mjekun stomatolog me 4500 Euro në dorë dhe pas 1 jave qëndrimi në Tiranë, u largua. Atje vuri re, se njëri implant ra dhe nisi t’i shkruajë mjekut.

Pasi u konsultua e u lidh me një mjek italian, ky i fundit konstatoi, se punimi i bërë nga David Todri, ishte jo cilësor dhe me shumë probleme.

12 SHTATOR 2023:

Reklamë
Reklamë

Pacienti italian Luka Karta: Unë punoj si shofer autobusi dhe një pasagjer më tha, se një miku i vet njihte një dentist të mirë në Tiranë.Unë kisha nevojë për implantologji. Epo mirë, thashë. Kur kisha gati paratë, telefonova këtë italian dhe më dha numrin e telefonit të David Todrit, stomatologut. Qëndrova 1 javë në Shqipëri dhe e pagova 4500 euro në dorë. Nuk më dha faturë, sepse duhej të ritkhehesha në Shtator përsëri dhe atëherë do të më jepte faturën prej 7 mijë Euro në total. U ktheva për të punuar në Irlandë dhe dakord, pak dhimbje në fillim, por shiko, implanti ishte infektuar..Dua të gjitha paratë e mia mbrapsht, paratë për riparimin, që i kam bërë dhëmbëve këtu dhe dëmshpërblim.

Në bisedat, që ka bërë pacienti me mjekun shqiptar, ky i fundit e fyen rëndë dhe e kërcënon se do ta vrasë.

Luka Karta: Unë e telefonova dentistin David Todri dhe po i kërkoja shpjegime dhe më tha, që nuk vdes askush, pse ra një dhëmb.Po i  shpjegoja, se ai nuk ka punuar mirë me strukturën e dhëmbëve. M’u kthye keq, më tha fjalë shumë fyese, kërcënime shumë të rënda. I dëgjove audiomesazhet, që më ka nisur?

David Todri, stomatolog: O fytyrë m…! O pe…! E di, se çfarë do të të bëj, po të erdha ty? Do të të fus…në gojë! Përse ke frikë”?

Emisioni Stop shkoi pranë klinikës dentare Todri, por askush nuk doli. Por gazetari i Stop pati një bisedë telefonike me stomatologun David Todri.

Stomatologu David Todri: Ik, mos më merr mua në telefon, ti! Mbylle…!

Më pas, emisioni investigativ “Stop” iu drejtua Urdhrit të Stomatologut. Alban Peca, Sekretar i Përgjithshëm në USSH, thotë, se Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë, Dega Fier-Berat ka përjashtuar dhe i ka hequr licensën stomatologut David Todri, duke i kërkuar të bëjë rikualifikim.

Alban Peca: Sipas informacioneve që më janë përcjellë nga Komisioni Disiplonor i Këshillit Rajonal Fier-Berat, janë bërë 2 gjykime disiplinore. Në fazën e parë është trajtuar e përgjithshmja e të gjithë konfliktit se ku donin të dilnin palët në këtë proces dhe për dëmin që i pretendohet se është shkaktuar. Është caktuar dhe eksperti që do të bëjë dhe hetimin administrativ të çështjes.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.