OBSH jep lajmin e mirë për palestinezët: Ndihma mjekësore është gati për të shkuar në vendkalimin e Gazës
Kamionët me ndihmë mjekësore janë gati për të shkuar në kufirin midis Gazës dhe Egjiptit. Lajmi bëhet i ditur nga Organizata Botërore e
Kamionët me ndihmë mjekësore janë gati për të shkuar në kufirin midis Gazës dhe Egjiptit. Lajmi bëhet i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, teksa përshëndet njoftimin e Izraelit se nuk do të bllokojë hyrjen e ujit, ushqimit dhe ilaçeve në Gaza nga Egjipti.
“Kamionët tanë janë të ngarkuar dhe janë gati për t’u nisur. Ne po punojmë me Shoqëritë e Gjysmëhënës së Kuqe të Egjiptit dhe Palestinës për të dërguar furnizimet tona në Gaza sapo të hapet Kalimi Rafah, shpresojmë nesër,” tha në një konferencë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Reklamë Reklamë
Gjithashtu në fokus ishte dhe zgjidhja e problemit të karburantit, që pamundëson punën e bluzave të bardha, në mungesë të energjisë elektrike.
“Karburanti nevojitet gjithashtu për gjeneratorët e spitaleve, ambulancat dhe impiantet e shkripëzimit dhe ne i bëjmë thirrje Izraelit të shtojë karburant në furnizimet e shpëtimit të jetës që lejohen të hyjnë në Gaza”, tha gjithashtu Tedros.
OBSH tha më herët se marrëveshja e Egjiptit dhe Izraelit për të lejuar disa ndihma në Gaza ishte vetëm fillimi, pasi palestinezët që jetojnë në enklavën e rrethuar presin ndihmën shumë të nevojshme.
Ndërsa Izraeli ka thënë se nuk do të bllokojë ndihmat humanitare që shkojnë në Gaza nga Egjipti, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit, Benjamin Netanyahu të mërkurën, ai nuk do të lejojë furnizimet në Gaza nga territori i tij derisa Hamasi të lirojë të gjithë pengjet.
What's Your Reaction?