OKB: Kosto e rindërtimit të Gazës mund të arrijë deri në 40 mld dollarë

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rindërtimi Rripit të Gazës mund të ketë një kosto që arrin deri në 40 miliardë dollarë. Rripi i

Maj 2, 2024 - 18:25
 0
OKB: Kosto e rindërtimit të Gazës mund të arrijë deri në 40 mld dollarë
Reklamë
Reklamë

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rindërtimi Rripit të Gazës mund të ketë një kosto që arrin deri në 40 miliardë dollarë.

Rripi i Gazës është rrafshuar për shkak të luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit, që nisën rreth 7 muaj më parë.

“Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) vlerëson se rindërtimi total në Rripin e Gazës tejkalon 30 miliardë dollarë dhe mund të shkojë deri në 40 miliardë dollarë,” tha Abdullah al-Dardari, drejtor i zyrës rajonale për Shtetet Arabe të UNDP-së, gjatë një konference për shtyp në Aman.

Reklamë
Reklamë

“Shpërndarja e fatkeqësisë është e madhe dhe e paprecedentë (…). Ky është një mision me të cilin komuniteti ndërkombëtar nuk është përballur që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Dardari, i cili është zëvendëssekretar i përgjithshëm i OKB-së.

Ai shtoi se nëse rindërtimi do të kryhej sipas procesit tradicional, “kjo mund të marrë dekada dhe populli palestinez nuk mund të përballojë të presë dekada”.

“Prandaj është e rëndësishme që ne të veprojmë shpejt për të zhvendosur njerëzit në strehim të denjë dhe për të rivendosur normalitetin në jetën e tyre ekonomike sociale dhe arsimore. Ky është një prioritet absolut dhe kjo duhet të bëhet brenda tre viteve të para pas përfundimit të armiqësive”.

Përveç kësaj, ai vlerësoi në “37 milionë tonë” sasinë e mbeturinave të mbledhura nga bombardimet dhe shpërthimet.

“Po flasim për një numër kolosal dhe ky numër çdo ditë e më shumë po rritet. Të dhënat e fundit tregojnë se tashmë po i afrohet 40 milionë tonëve”.

Zyrtari i OKB-së sqaroi gjithashtu se “72% e të gjitha shtëpive janë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht”.

“Rindërtimi duhet të planifikohet me kujdes, me efikasitet dhe në një mënyrë jashtëzakonisht fleksibël, sepse ne nuk e dimë se si do të përfundojë lufta” dhe çfarë lloj administrate do të vendoset në Rripin e Gazës./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.