“Oketa më kërkoi privatizimin”, letra për Topin është zhdukur nga Presidenca. Gjeneral Qirjazi u zëvendësua nga Gjunkshi
Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani, për të cilën GJKKO caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në dosjen hetimore thuhet se Gjeneral Vladimir Qirjazi kundërshtoi privatizimin, por më pas u shkarkua nga detyra. Në dëshminë dhënë para SPAK, Qirjazi tregon se pati takim […]
Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani, për të cilën GJKKO caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në dosjen hetimore thuhet se Gjeneral Vladimir Qirjazi kundërshtoi privatizimin, por më pas u shkarkua nga detyra.
Në dëshminë dhënë para SPAK, Qirjazi tregon se pati takim për këtë çështje me ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe, Gazmend Oketa, ku iu kërkua që të bëhej privatizimi. Sipas Qirjazit, privatizimi kërkohej nga lart. Në dosje sqarohet se asokohe Qirjazi vuri në dijeni presidentin Bamir Topi për problematikat, por shkresa e tij drejtuar kreut të shtetit nuk gjendet në Presidencë.
Po ashtu në dosjen e SPAK thuhet se me urdhër të Berishës, departamenti Antikorrupsion ushtroi kontroll në Komandën Mbështetëse. Kujtojmë se pas largimit të Qirjazit, emërohet në vend të tij, Xhemal Gjunkshi, i cili përfundoi procedurën e privatizimit.
/a.r
What's Your Reaction?