Operacioni ‘Tempulli’/ Apeli jep masat e sigurisë për 18 nga të arrestuarit! Lë në burg 13 prej tyre, 5 në arrest shtëpie

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për 2 prej personave të arrestuar në Vlorë në kuadër të megaoperacionit Tempulli. Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën nga ‘arrest shtëpie’ në detyrim paraqitjeje’ për Emisa Bajrami dhe Julian Shabani. Ndërkohë, Apeli ka lënë të pandryshuar masën për 16 persona të tjerë, ku 3 prej tyre […]

Tetor 14, 2023 - 18:00
 0
Operacioni ‘Tempulli’/ Apeli jep masat e sigurisë për 18 nga të arrestuarit! Lë në burg 13 prej tyre, 5 në arrest shtëpie
Reklamë
Reklamë

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për 2 prej personave të arrestuar në Vlorë në kuadër të megaoperacionit Tempulli. Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën nga ‘arrest shtëpie’ në detyrim paraqitjeje’ për Emisa Bajrami dhe Julian Shabani.

Ndërkohë, Apeli ka lënë të pandryshuar masën për 16 persona të tjerë, ku 3 prej tyre janë në ‘arrest shtëpie’ dhe 13 janë lënë në burg ashtu siç ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë.

NJOFTIM PER MEDIA

Reklamë
Reklamë

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Specialistët e Sektorit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të operacionit “Tempulli”, kanë bërë të mundur arrestimin e disa shtetësave, të cilët dyshohen për përfshirjen në aktivitetin e shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e masës së ndalimit dhe arrestit ne flagrancë për personat nën hetim shtetasit me iniciale E.H, B.B, A.D, K.M, I. O, A.M, G.N (K), L.M, J.V dhe E.J të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin nr. 419datë 16.09.2023, ka vendosur:

-Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë

-Vleftësimin si të ligjshem të “ndalimit” të personave nën hetim E.H, B.B, A.D, K.M, I.O, A.M, G.N (K), L.M, J.V, E.I  dhe caktimin ndaj tyre si masë sigurimi atë të “arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga personat nën hetim me iniciale E.H, B.B, A.D, K.M, I. O, A.M, G.N (K), L.M, J.V dhe E.J, të cilët respektivisht kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë se “arresti në burg”, siç është “arresti në shtëpi” , ‘Detyrimin për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ose “arresti në burg me afat”. 

Në përfundim të gjykimit, më datë 13.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Emona Muçi,  vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 419 akti datë 16.09.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me këtë ndryshim:

-Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me afat 30 ditor për personat nën hetim L. M dhe J. V, parashikuar nga neni 238 dhe 245/d te K.Pr.Penale.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e masës së ndalimit dhe arrestit ne flagrancë për personat nën hetim shtetasit me iniciale M. L , M. B, Q. V,  M. V, B. B, E. B, I. B , A. D, G. P, A.Sh, Sh. B, A. A, F.A, R. H, D. D, E. Z, N. S dhe J. Sh të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin nr. 418datë 17.09.2023, ka vendosur

-Vleftesimin si te ligjshem te ndalimit i të dyshuarit M.L, si i dyshuar për kryrjen e veprës penale të parashikuar nga neni 323 i K.Penal.. Caktimin ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”.

– Vleftesimin si te ligjshem te ndalimit i të dyshuarit M.B, si i dyshuar për kryrjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.. Caktimin ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”.

– Vleftesimin si te ligjshem te ndalimit i të dyshuarit Q.V, si i dyshuar për kryrjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.. Caktimin ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”.

– Vleftesimin si te ligjshem te ndalimit i të dyshuarit M.V, si i dyshuar për kryrjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.. Caktimin ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”.

– Vleftesimin si te ligjshem te ndalimit i të dyshuarit B.B, si i dyshuar për kryrjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.. Caktimin ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”.

– Vleftesimin si te ligjshem te ndalimit i të dyshuarit E.M, si i dyshuar për kryrjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.. Caktimin ndaj tij masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

– Vleftesimin si te ligjshem te ndalimit i të dyshuarit I.B, si i dyshuar për kryrjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.. Caktimin ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”.

– Vleftesimin si te ligjshem te ndalimit i të dyshuarit A.D, si i dyshuar për kryrjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.. Caktimin ndaj tij masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

– Vleftesimin si te ligjshem te ndalimit i të dyshuarit G.P, si i dyshuar për kryrjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.. Caktimin ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”.

– Vleftesimin si te ligjshem te ndalimit i të dyshuarit A.Sh, si i dyshuar për kryrjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.. Caktimin ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”.

– Vleftesimin si te ligjshem te ndalimit i të dyshuarit Sh.B, si i dyshuar për kryrjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.. Caktimin ndaj tij masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

– Vleftesimin si te ligjshem te ndalimit i të dyshuarit A.A, si i dyshuar për kryrjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.. Caktimin ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”.

– Vleftesimin si te ligjshem te ndalimit i të dyshuarit F.A, si i dyshuar për kryrjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.. Caktimin ndaj tij masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

– Vleftesimin si te ligjshem te ndalimit i të dyshuarit R.H, si i dyshuar për kryrjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.. Caktimin ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”.

– Vleftesimin si te ligjshem te ndalimit i të dyshuarit D.D, si i dyshuar për kryrjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.. Caktimin ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”.

– Vleftesimin si te ligjshem te ndalimit i të dyshuarit e.z, si i dyshuar për kryrjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.. Caktimin ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”.

-Vleftesimin si te ligjshem te ndalimit i të dyshuarit N (B) S, si i dyshuar për kryrjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.. Caktimin ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”.

– Vleftesimin si te ligjshem te ndalimit i të dyshuarit J.Sh., si i dyshuar për kryrjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.. Caktimin ndaj tij masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga personat nën hetim me iniciale M. L, M. B, Q. V,  M. V, B. B, E. B, I. B , A. D, G. P, A.Sh, Sh. B, A. A, F.A, R. H, D. D, E. Z, N. S dhe J. Sh, të cilët respektivisht kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë se “arresti në burg”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 14.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Ornela Naqellari,  vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 418,  datë 17.09.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për sa i përket personave nën hetim N (B) S, D.D, E.Z, M.L, Q.V, M.B, A.A, A.Sh, G.P, A.D, I.B, R.H, M.V, F.A, SH.B, B.B.

-Ndryshimin e vendimit nr. 418,  datë 17.09.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, përsa i përket masës së sigurimit të caktuar ndaj personit nën hetim E.B nga ajo e “arrestit në shtëpi” në atë të “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Ndryshimin e vendimit nr. 418,  datë 17.09.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, përsa i përket masës së sigurimit të caktuar ndaj personit nën hetim J.Sh nga ajo e “arrestit në shtëpi” në atë të “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale. 

Tiranë, 14.10.2023

 GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.