Opozita që (s)na duhet

Nga Namir Lapardhaja Një opozitë e korruptuar, në antagonizëm të plotë me drejtësinë dhe perëndimin, jo vetëm që nuk do të përfitojë asnjëherë nga goditjet e shumta që merr qeveria, por si organizatë paranojake ajo do të jetë e zënë përherë duke mbrojtur vetveten, duke sulmuar drejtësinë dhe duke gjetur armiq në radhët e imperializmit […]

Gusht 8, 2023 - 18:00
 0
Opozita që (s)na duhet
Reklamë
Reklamë

Nga Namir Lapardhaja

Një opozitë e korruptuar, në antagonizëm të plotë me drejtësinë dhe perëndimin, jo vetëm që nuk do të përfitojë asnjëherë nga goditjet e shumta që merr qeveria, por si organizatë paranojake ajo do të jetë e zënë përherë duke mbrojtur vetveten, duke sulmuar drejtësinë dhe duke gjetur armiq në radhët e imperializmit anglo-amerikan.

Ndaj na duhet një opozitë e pastër, pa ngarkesat e së kaluarës, që inkurajon sistemin e drejtësisë për t’i shkuar gjërave deri në fund, në partneritet të plotë me aleatët euro-atlantikë.

Reklamë
Reklamë

Na duhet një opozitë që nuk kujdeset për të mbrojtur veten, por për të mbrojtur interesin publik.

Na duhet një opozitë që nuk është selektive në denoncime, por është e drejtë dhe korrekte.

Na duhet një opozitë e shëndetshme mendërisht, jo një opozitë paranojake, që sheh ëndrra natën dhe ditën projekton në realitet ato që ka parë në gjumë.

Na duhet një opozitë që harmonizon fjalët që thotë me aksionin politikë që ndërmerr, duke mos ngritur fjalët në qiell dhe duke e lënë aksionin në tokë, por duke qenë e balancuar mes atyre që thotë dhe atyre që bën.

Na duhet një opozitë që të flasë me njerëzit, t’i dëgjojë ata dhe të bëhet zëri i atyre që nuk kanë zë, veshi i atyre që nuk dëgjohen dhe syri i atyre që nuk u jepet mundësia për të parë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.