Paradite SPAK, mbasdite SKAP

Nga Mero Baze Është një gjë ë e mirë që opozita ka vendosur të mbështes aksionin e saj opozitar bazuar në rezultatet e SPAK. Nisja e hetimit për një sërë zyrtarësh të lart në qeveri dhe bashki, I ka bërë ata entuziast. Problemi I vetëm që kanë është se shpresa dhe entuziazmi I tyre nuk […]

Prill 4, 2024 - 19:20
 0
Paradite SPAK, mbasdite SKAP
Reklamë
Reklamë

Nga Mero Baze

Është një gjë ë e mirë që opozita ka vendosur të mbështes aksionin e saj opozitar bazuar në rezultatet e SPAK. Nisja e hetimit për një sërë zyrtarësh të lart në qeveri dhe bashki, I ka bërë ata entuziast.

Problemi I vetëm që kanë është se shpresa dhe entuziazmi I tyre nuk vjen për shkak të punës së tyre por për shkak të punës së SPAK.

Reklamë
Reklamë

Praktikisht opozitën e ka bërë të lumtur SPAK me arrestimet dhe goditjet që po I bën shumicës në pushtet.

Dhe ky është një lajm I mirë që opozita ka filluar ta pranojë zyrtarisht SPAK, si një institucion të drejtësisë së re.

Qeveria  e ka pranuar këtë prej ditës së parë dhe thjeshtë menaxhon problemet që i hapen prej drejtësisë.
Kjo është faza e parë, kur zyrtarët e opozitës bëhen të lumtur prej SPAK. Që të fitojnë duhet dhe faza e dytë që populli të bëhet entuziast nga opozitarët.
Por që të bëhet kjo, duhet të ruhet ky entuziazmi që vjen prej SPAK .

Problemin që ka kjo opozitë është se ka leje vetëm paradite të jetë me SPAK, kur diskutohet mbi arritjet e SPAK kundër qeverisë. Aty ata lejohet të shajnë Edi Ramën, Erion Veliaj, Belinda Ballukun, dhe gjithë ata që janë nën hetim apo në ndjekje penale.

Mbasdite ndryshon situata. Njësoj si ata ushtarët që u mbaron liridalja, mbasdite ata duhet të shkojnë tek Rrugica poshtë Penxheres nga ku shfaqet ai burri plak duke mallkuar SPAK, dhe drejtësinë e re dhe ata duhet të duartrokasin përsëri.

Pra atë që bëjnë para dite e zhbëjnë mbasdite. Mbasdite ata u provojnë shqiptarëve se dënimet e SPAK janë politike, se bëhen për hakmarrje dhe revansh, se Altin Dumani kontrollon gjykatat duke I trembur me përgjime, se ka vendosur terror mbi personat nën hetim etj.

Dhe mbi të gjitha heroi I tyre, udhëheqësi I tyre dhe shpresa e tyre e vetme për të ardhur në pushtet, është Sali Berisha, njeriu që premtim kryesor ka zhbërjen e SPAK dhe drejtësisë së re.

Atëherë pyetja është përse gëzoheni paradite?

Që të vini në pushtet dhe të lironi dhe këta socialistët që janë arrestuar? Që të shpëtoni Sali Berishën dhe Ilir Metën nga burgu? Apo që të sillni prap sistemin e mosndëshkimit?

Kjo ka rëndësi dhe për mënyrën se si edukojnë elektoratin e tyre dhe çfarë pritshmërish kanë ata. Nëse paradite gëzoheni për socialistët e arrestuar dhe mbasdite vajtoni për atë që pritet të arrestohet majë penxheres, jeni duke qarë dhe për ata socialistë që shani paradite.

Nëse mbasdite shkoni poshtë penxheres dhe ai burri majë penxheres ju thotë : “Të premte protestë para Bashkisë” kundër Erion Veliaj, atëherë i keni dhënë shans Erion Veliaj të bëj betejë politike me ju dhe të kuroj më shpejt se ju prisni plagët e mara nga imazhi i dy tre drejtorëve të korruptuar.

Duhet ta ndani mendjen nëse jeni me drejtësinë e re, apo jo.

Se kjo histori nuk mund të vazhdoj përjetësisht, duke bërtitur në parlament paradite “Poshtë Penxherja, Rroftë SPAKU” dhe në mbasdite “Poshtë SKAPI, Rroftë Penxherja”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.