“Pavdekshmëria mund të arrihet brenda dekadës së ardhshme përmes AI”
Të shumta janë teoritë mbi jetën e përtejme e po aq të shumtë janë dhe njerëzit që besojnë se ‘pavdekshmëria’ mund të arrihet. Ekspertë në SHBA të cilët merren me studimin e jetës së njeriut, thonë se shkenca do përparojë aq shumë sa njerëzit do të sigurojnë përjetësinë, jo më larg se brenda dekadës së […]
Të shumta janë teoritë mbi jetën e përtejme e po aq të shumtë janë dhe njerëzit që besojnë se ‘pavdekshmëria’ mund të arrihet. Ekspertë në SHBA të cilët merren me studimin e jetës së njeriut, thonë se shkenca do përparojë aq shumë sa njerëzit do të sigurojnë përjetësinë, jo më larg se brenda dekadës së ardhshme.
Ray Kurzweil, futurist, thotë se ka parashikuar gjëra të jashtëzakonshme për vitet që vijnë. Një deklaratë e mëparshme e tij për avancimin e kompjuterëve në fakt rezultoi e vërtetë.
Ai ka thënë gjithashtu para shumë vitesh se telefonat celularë do jenë e ardhmja e botës. Kurzweil ka bërë edhe disa parashikime mjaft të habitshme kur bëhet fjalë për inteligjencën. Ai mendon se AI do të jetë në gjendje të mposhtë ‘Testin Turing’, i cili tregon nëse makinat mund të shfaqin sjellje inteligjente ‘si njeriu’, përpara vitit 2030.
Megjithatë, parashikimi i tij i fundit përqendrohet rreth idesë së pavdekshmërisë.
“2029 është viti kur Inteligjenca Artificale do të kalojë nivelet njerëzore. Në 2045-ën, AI e sotme do të jetë një miliard herë më efektive”, deklaron ai.
Por si është e mundur?
Kurzweil beson se nanobotët (që merren me studimin e molekulave), do të jenë në gjendje t’i kontrollojnë trupin e njeriut dhe të ngarkojnë tek ai, mendime e kujtime të reja.
/a.r
What's Your Reaction?