PD ka humbur kontaktet me realitetin

Nga Artur Ajazi Partia Demokratike, ngjet si ata njerëzit mes xhunglave, që jetojnë majë pemëve, dhe kanë humbur çdo sens për jetën, realitetin, progresin, ndryshimet dhe tjetërsimet shoqerore. Çdo njëri nga ata që flet në Parlament, para bashkisë kur proteston, apo në rrugicë pasditeve, duket sikur jetojnë  majë ballkonit të liderit të tyre. Për ata […]

Qeshor 13, 2024 - 13:20
 0
PD ka humbur kontaktet me realitetin
Reklamë
Reklamë

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike, ngjet si ata njerëzit mes xhunglave, që jetojnë majë pemëve, dhe kanë humbur çdo sens për jetën, realitetin, progresin, ndryshimet dhe tjetërsimet shoqerore. Çdo njëri nga ata që flet në Parlament, para bashkisë kur proteston, apo në rrugicë pasditeve, duket sikur jetojnë  majë ballkonit të liderit të tyre. Për ata që janë poshtë tij, gjithçka rrotullohet rreth ballkonit të banesës së liderit, uji, ajri, politika, qeverisja, hallet dhe problemet e popullit, trajtohen dhe zgjidhen vetëm nga ai.

PD ka humbur sensin e jetës, veprimit, angazhimit politik, ka humbur çdo ndjesi për të komunikuar, bashkëpunuar, dhe trajtuar çdo problematikë në fokusin e realitetit që jetojmë. Në çdo mbledhje, komision,takim parlamentar e jubilar, në çdo  angazhim të tyre politik dhe social, rëndësi ka vetëm bluza dhe stema me foton e liderit. Si mund të shkojë drejt një fushate elektorale, dhe të pretendojë për fitore, në një rende demokratik,një forcë politike që jeton ditë-natë me foton e liderit ? Si mund ti besosh një force politike pushtetin dhe votën, kur e vetmja gjë që u intereson bashkëpunëtorëve të asaj partie, janë fotot e liderit.

Reklamë
Reklamë

Ata janë veshur me bluza me fotot e tij, kanë vendosur stema në xhaketa me fotot e tij, nxitojnë dhe shkojnë para orarit poshtë ballkonit të tij, dhe se ç’bëhet me  hallet, problemet dhe dertet e votuesve, as që u shkon mëndja. Madje thonë se “vula u bë jona, tani le ti themi të vijnë tek ne, edhe ata të Bashës, dhe fitorja është e sigurtë”. Një parti që merret me foto blozash dhe stemash, dhe nuk merret me ribashkimin, një parti që refren të çdo fjalimi, fraze dhe proteste, ka vetëm “lirimin e liderit nga burgu politik”, natyrisht nuk shkon për fitore në fushatë. Thjesht ajo kërkon “lirimin e liderit nga arresti shtëpiak”, pastaj të kalohet në gjëra të tjera. Me një fjalë “Kur themi Lenini, nënkuptojmë partia, dhe kur themi partia nënkuptojmë Leninin”.

Bolshevizëm në 2024, vetëm tek Partia Demokratike gjen. Dhe pse ? Sepse atje ka me shumicë mendësi bolshevike, ish-komunistë dhe njerëz të lidhur dikur me strukturat e Sigurimit të Shtetit. Dhe padyshim, kjo klimë do të ishte dhe do të jetë brënda saj, derisa partia nuk hapet, nuk ribashkohet, nuk moderohet, nuk organizohet, dhe nuk demokratizohet. Thonë se  “për fushatë po bëhen gati qindra e mijëra bluza dhe stema me foton e liderit” pasi  besojnë se “me fotot e tij do të mbledhim vota edhe nga  të majtët e zhgënjyer”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.